Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka kujtuar Nënë Terezën në ditën e shenjtërimit të saj me një foto në moshë të re veshur me kostumin kombëtar të Prizrenit. Spiropali shkruan se ajo ishte një vajzë e brishtë, por që e armatosur vetëm me besim hyjnor dhe dashuri njerëzore theu çdo kufi tokësor.
“Shenjtorja jonë Terezë rrobën e bardhë e kishte shoqëruese të pandarë. Sot në ditën e Saj dua ta kujtoj të veshur me këtë kostum kombëtar të Prizrenit. VAJZË shqiptare e brishtë që i ra botës qark. Grua e armatosur vetëm me besim hyjnor dhe dashuri njerëzore theu çdo kufi tokësor duke u përjetësuar në Kujtesën universale të njerëzimit. Shenjtore që s’harrohet kurrë!”, shkruan Spiropali.
Nënë Tereza
Lajmi kryesor:
5 shtatori i shenjtërimit të Nënë Terezës/ Sot 4 vite më parë botës iu shtua një shenjtore
B.K./ReportTv.al