Sociale

1 Maji, Spiropali: Puna e denjë është themeli i një shoqërie të drejtë

1 Maj, 12:43| Përditesimi: 1 Maj, 13:03

  • Share

Foto: Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka uruar qytetarët për 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ajo shprehet se puna e denjë është themeli i një shoqërie të drejtë, prandaj edhe Kuvendi do të angazhohet më tej të  përmirësojë kushtet e punës, veçanërisht në në sektorët e prodhimit.

Mesazhi i plotë:

1 Maj, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Respekt e mirënjohje për punëtoret dhe punëtorët shqiptarë, që çdo ditë, me përkushtim e sakrificë, mbajnë gjallë ekonominë, kujdesen për familjet e tyre dhe ndërtojnë një Shqipëri europiane, më të zhvilluar, më solidare.

Puna e denjë është themeli i një shoqërie të drejtë.

Prandaj Kuvendi i Shqipërisë është i angazhuar të mbështesë:

Rritjen e pagave dhe ngushtimin e dallimeve e të pabarazisë;

Përmirësimin e kushteve të punës dhe të  sigurisë, sidomos në sektorët e prodhimit;

Forcimin e mbrojtjes ligjore të punëtorëve;

Përfshirjen më të madhe të vajzave dhe grave në tregun e punës; 

Zgjerimin e hapësirave për punësimin e të rinjve, për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri.


Lajmi kryesor:

Sot 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, si lindi dhe historiku i saj! 1.3 mln të punësuar në Shqipëri


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?