Elisa Spiropali

Sociale

Spiropali, mesazh në 89-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë: Gjeniu, më i madhi dhe më i ndrituri ynë!

28 Janar, 09:49| Përditesimi: 28 Janar, 09:53

  • Share

1737112548_elisaspiropali.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka kujtuar gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare, në ditën e tij të lindjes.

“Gjeniu ynë Kadare, ai që e mbajti qiririn ndezur, i shkroi të gjithë librat, i përktheu në të gjitha gjuhët, i mori të gjitha çmimet, ia bëri vendit të gjitha nderimet, ia kreu të gjitha shërbimet, sot ka Ditën e Lindjes.
Kujtojmë në këtë ditë kolosin tonë humanist, kulturor, patriotik.
Sot e mot e përgjithmonë i paharruar në zemrat tona, në mendjen tonë, në kujtesën tonë, më i madhi dhe më i ndrituri ynë.
Fjalët me zor i gjejmë. Fryma s'na mjafton. 
Na duhesh. Ngreu, dhe kthehu, prej atje ku je, ku përkohësisht ke shku.”, shkruan znj. Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Ismail Kadare ndërroi jetë më 1 korrik 2024 në banesën e tij në Tiranë. Shkrimtari më në zë shqiptar, brenda e jashtë kufijve me librat e tij u dha mundësinë shqiptarëve të mendonin dhe ëndrronin perëndimin, përtej kufirit dhe errësirës së diktaturës. 


Lajmi kryesor:

89-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Begaj: Krenarë për vendin që ka zënë në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?