Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

Spiropali mesazh urimi në Ditën e Pavarësisë: Shqipëria e palëkundur në mbështetje të Ukrainës

24 Gusht, 13:23| Përditesimi: 24 Gusht, 14:32

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përcjell një mesazh urimi në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ku shprehet se Shqipëria qëndron e palëkundur në mbështetje të Ukrainës. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se mbështetja e Shqipërisë për Ukrainën do të vijojë deri në kthimin e rendit dhe sigurisë në atë shtet.

"Si sot, 33 vjet më parë, më 24 gusht 1991, Ukraina fitoi Pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Ukraina mike kremton sot Ditën e Pavarësisë dhe Lirisë. Në këtë ditë të shënuar, populli i Ukrainës është përfshirë, kundër dëshirës së tij, në luftën çlirimtare për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale prej agresionit neoimperialist të Rusisë së Putinit. Shqipëria ka mbajtur e mban një qëndrim të palëkundur në mbështetje të Ukrainës, bashkë me SHBA-të, BE-në, NATO-n, dhe botën demokratike, në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare, duke filluar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara deri në Samitin “Ukrainë - Europa Juglindore”, i cili u mbajt më 28 shkurt në Tiranë", shkruan ajo. 

Sot më 24 gusht, populli ukrainas feston Ditën e Pavarësisë. Për ukrainasit është një festë e madhe kombëtare, që shënon shkëputjen nga Bashkimi Sovjetik dhe shpallja e pavarësisë, u bë më 24 gusht të vitit 1991.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?