Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili tha se pas zgjedhjeve të 30 qershorit do duhet të shpikë dekoratën “Heroi i votave socialiste".
Përmes një reagimi në Facebook, Spiropali tha se Meta e ka kthyer figurën e Presidentit në një figurë agresore ndaj Shqipërisë Evropiane.
“Salvador Haxhi Qametaj e ktheu deri javën e kaluar figurën e Presidentit të Republikës në një agresor ndaj Shqipërisë Evropiane. Ndërsa qëkur nisi disfata totale është kthyer në shëmbëlltyrën e mëshirueshme të atij që qesh kot se i duket se po sheh dritë në fund të tunelit, që në fakt është treni tjetër që po i vjen përballë.”- shkruan Spiropali.
Lajmi kryesor: