Spiropali me familjen dhe Papa Françeskun

Politikë

Spiropali ndan foton nga takimi me Papa Françeskun: Do të mbetet një ndër kujtimet më të bukura të jetës time

21 Prill, 12:03| Përditesimi: 21 Prill, 16:10

  • Share

1745230322_49175289412349756546615334461644074635704228n.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Teksa ka ndarë një foto nga takimi i familjes së saj me Atin e Shenjtë në vitin 2024, ajo shkruan se do të mbetet një ndër kujtimet më të bukura.

Spiropali thotë se shqiptarët kishin një vend të veçantë në zemrën e Papa Françeskut, dhe kjo u dëshmua edhe me vizitën e tij në vitin 2014, vizita e tij e parë në një vend evropian që kur mori këtë post.  

“Mëngjesin e së Hënës së Engjëllit, përfundoi rrugëtimi tokësor i Papa Françeskut.

Jeta e këtij dishepulli të Jezu Krishtit, iu kushtua shërbimit të Zotit, të Kishës, besimtarëve, njerëzve, bashkëjetesës dhe drejtësisë shoqërore.

Ati i Shenjtë ishte mbrojtës i fuqishëm i më të varfërve, më të dobtëve dhe më të margjinalizuarve, të cilëve u kushtoi gjithë jetën dhe dashurinë e Tij.

Shqipëria dhe shqiptarët kishin një vend të veçantë në zemrën e madhe të Papa Françeskut, të cilën e shfaqi edhe gjatë vizitës në vendin tonë, në 21 shtator 2014, vizita e Tij e parë në një vend europian nga fillimi i Papnisë.

Takimi me Atin e Shenjtë në tetor të vitit 2024 do të mbetet ndër kujtimet më të bukura të jetës sime.

U Prehtë në Paqen e Zotit!”, shkruan znj. Spiropali.


Lajmi kryesor:

Ndahet nga jeta e Papa Françesku, mesazhet e politikës shqiptare dhe udhëheqësve fetarë


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?