Foto nga darka e zhvilluar me Presidentin e Francës

Politikë

Spiropali ndan foton nga darka e zhvilluar me Macron dhe Zonjën e Parë e Francës: Mbrëmje e veçantë

17 Maj, 15:25| Përditesimi: 17 Maj, 15:28

  • Share

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga darka e mbajtur dje në Pallatin e Brigadave, ku të pranishëm ishin edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron.

Spiroapli e ka quajtur atë një mbrëmje të veçantë, ndërsa pjesë e darkës duhet se ka qenë veç kryeministrit dhe bashkëshortes së tij Linda Rama, edhe personalitete të shquara nga politika, kultura dhe jeta publike.

“Pallati i Brigadave.
Një mbrëmje e veçantë në praninë e Presidentit të Francës Emmanuel Macron, Zonjës së Parë Brigitte Macron, Kryeministrit Edi Rama dhe Zonjës Linda Rama, si dhe personaliteteve të shquara nga politika, kultura dhe jeta publike”-shkruan Spiropali. 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?