Spiropali në Berat, prezanton nismën ‘Kuvend-ON’: Bashkëbisedim me qytetarët

22 Tetor, 21:20| Përditesimi: 22 Tetor, 23:56

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, prezantoi sot nga qyteti i Beratit nismën "Kuvend-ON", një program i cili do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë si një platformë "llogaridhënieje" gjithëpërfshirëse, ku qytetarët nxiten t'i shprehin shqetësimet drejtpërdrejt Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë.

Në aktivitet morën pjesë Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo, sipërmarrës, fermerë, të rinj dhe të reja të cilët bashkëbiseduan me Kryetaren e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali në lidhje me problematikat e tyre.

Gjatë fjalës së saj, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u shpreh nisma "Kuvend-ON" përfshin sesione pyetje-përgjigje mes qytetarëve dhe ligjvënësve lidhur me tematikat në interesin e tyre dhe një komunikim të drejtpërdrejtë dhe të hapur ndërmjet zgjedhësve me përfaqësuesit e tyre.

Spiropali nënvizoi se përmes kësaj nisme e cila do të shtrihet në 12 qarqe të Shqipërisë, synon të promovojë dialogun midis qytetarëve dhe vendimmarrësve, me qëllim nxitjen dhe angazhimin konstruktiv duke kontribuuar kështu në avancimin e demokracisë pjesëmarrëse.

"Jeni të mirëpritur gjithmonë në Kuvendin e Shqipërisë, kemi programin Punishtja e Demokracisë, si dhe mund të vizitoni sallën e seancave plenare. Janë 16 mijë vizita të të rinjve që janë bërë', u shpreh Spiropali.

Kryetarja Spiropali u shpreh më tej se qyteti i Beratit ka pësuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, ku theksoi investimet infrastrukturore, arsimin si dhe sipërmarrjet që i shërbejnë turizmit.

"Ju duhet të merrni iniciativa duke kontaktuar me deputetët për hartimin e ligjeve dhe strategjive. Dera e Kuvendit është gjithmonë e hapur për ju;, nënvizoi Spiropali.

Kryetari i Bashkisë Berat.. Ervin Demo, gjatë fjalës së tij u shpreh se fokusi kryesor janë të rinjtë, si një shpresë për të ardhmen. Demo, foli edhe për projekte të rëndësishme që do të zhvillohen për të mirën e qytetarëve.

Në aktivitet e morën fjalën të rinj dhe të reja të cilët bashkëbiseduan me Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.

 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?