Elisa Spiropali në familjen Deda në Gërdec

Politikë

Spiropali në Gërdec, në familjen që iu rrafshua biznesi gjatë krimit shtetëror të familjes Berisha

20 Shkurt, 21:06| Përditesimi: 20 Shkurt, 21:56

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka qenë këtë të enjte (20 shkurt 2025) në Gërdec.

“Gërdec - Vizitë në familjen e madhe Deda, model i forcës, punës dhe përkushtimit.

Prej shpërnguljes nga Puka në 2006-ën, deri tek rrafshimi i biznesit të tyre të përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobiljeve në tragjedinë e Gërdecit, ata kanë tejkaluar çdo sfidë me kurajo, duke rindërtuar ekonominë në përpunimin e mermerit, gurëve dekorativë dhe kromit.

Një rrugëtim që frymëzon për ringritje dhe dëshirë për të ecur gjithmonë përpara”, shkruan ajo.

15 mars 2008, mesditë ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë. Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara.

Kjo çështje mbetet një nga aferat më të mëdha të korrupsionit dhe keqmenaxhimit shtetëror në historinë e Shqipërisë, dhe të gjitha meritat për këtë i shkojnë ish kryeministrit të kohës, Sali Berishës dhe djalit të tij, Shkëlzen Berishës.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledina: 21/02/2025 02:24

    Bravo, Spiropali, se Presidenti i Republikes ngeli neper xhami!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?