Nicholas Abbott dhe Elisa Spiropali

Politikë

Spiropali pret ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbot! Kryeparlamentarja: Thellim i reformave për përballimin e sfidave të integrimit europian

25 Shtator 2024, 14:44| Përditesimi: 25 Shtator 2024, 14:49

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, me rastin e fillimit të misionit të tij në Shqipëri.

Kryetarja Spiropali vlerësoi bashkëpunimin e gjithanshëm dhe shumë të mirë mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe vuri në dukje se në Kuvend po punojmë për ndërtimin e një bashkëpunimi e debati konstruktiv, për të përballuar sfidat e integrimit europian dhe thellimin e reformave.

Spiropali falenderoi Ambasadorin Abbott për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën  dhe vuri në dukje kontributin e vlerësuar të Shqipërisë për bashkëpunimin, sigurinë e paqen në rajon.

Ambasadori Abbott vlerësoi arritjet e gjithanshme të Shqipërisë në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e institucioneve si një demokraci që funksionon shumë mirë dhe vuri në dukje se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë të mbështesë Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve euro-atlantike.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?