Elisa Spiropali dhe Fuat Oktay

Politikë

Spiropali pret delegacionin turk, forcohet bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Asamblesë Kombëtare të Turqisë

30 Qershor, 15:34| Përditesimi: 30 Qershor, 15:36

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Fuat Oktay, dhe anëtarët e komisionit që e shoqëronin.

Kryeparlamentarja dhe Oktay diskutuan mbi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe intensiv parlamentar midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, mbështetjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, miqësisë dhe marrëdhënieve tradicionale mes njerëzve tanë, bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh, partneritetin në NATO, perspektivën euro-atlantike të Kosovës si edhe kontributin e dy vendeve tona për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

Në takim ishin të pranishëm edhe anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë, deputetët Antoneta Dhima, Petro Koçi dhe Kreshnik Çollaku.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?