Tirane - Menjëherë pas seancës së tensionuar parlamentare, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi në takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Burimet saktësojnë se ky takim lidhet me situatën politike në vend, kaosin e flakët në Kuvend, dhe thirrjet e opozitës për të përshkallëzuar gjendjen në mos-bindje civile.
Gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e bashkëpunimit ndër-institucional midis Presidencës dhe Kuvendit, mbi rëndësinë e përgatitjes të institucioneve për përshpejtimin e procesit të negociatave dhe avancimin drejt Shqipërisë europiane, duke nisur me Grupkapitullin e I-rë të Kapitujve "Themeloret".
Pavarësisht se brenda kësaj jave, janë zhvilluar dy seanca të pazakonta parlamentare dhe ka pasur reagime të forta nga ndërkombëtarët, Presidenti Bajram Begaj nuk ka bërë asnjë koment apo thirrje për palët.
Nga ana tjetër teksa kryeparlamentarja Spiropali ishte në Presidencë, kreu i grupit parlamentar i PD-së i ka bërë një pyetje përmes një postimi në X. “Përveç “dhuratës” së adminstratës a mund të informosh shqiptarët: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re?” pyet Bardhi, pa dhënë më shumë shpjegime.
Elisa e meriton te jete presidentja e pare femer ne 2027 e dergon Shqipërine ne nivel tjeter diplomatik dhe tregon qe roli femrave ne politike ka akses ! Besoj e meriton pas zotit Begaj te jete Spiropali presidente e republikes mandatin tjeter !
PërgjigjuFemer e ekuilibruar, e matur dhe e respektuar, intelektuale dhe femer me dinjitet te larte dhe moral humanist te spikatur