Elisa Spiropali dhe Asaf Hajiyev

Politikë

Spiropali: Shqipëria, rol aktiv në bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon

7 Nëntor 2024, 16:45| Përditesimi: 7 Nëntor 2024, 16:46

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, PABSEC, Asaf Hajiyev. Në takim ishin të pranishëm edhe Kryetari i delegacionit të Kuvendit në këtë organizatë, z. Petro Koçi, dhe anëtarët Pranvera Resulaj dhe Paulin Sterkaj.

Spiropali dhe Hajiyev diskutuan mbi bashkëpunimin mes Kuvendit të Shqipërisë dhe PABSEC, Presidencën e sukseshme të Kuvendit në këtë organizatë gjatë periudhës nëntor 2023-qershor 2024, kontributin për eficencën dhe efektivitetin e veprimtarisë së PABSEC, lehtësimin e dialogut, bashkëpunimit dhe integrimit rajonal dhe rritjen e bashkëpunimit të PABSEC me Bashkimin Europian.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?