Kryepeshkopi Joan Pelushi dhe Elisa Spiropali

Politikë

Spiropali takim me kryepeshkopin Joan: Urtësia e tij na frymëzon si qytetarë e politikanë

2 Korrik, 16:38| Përditesimi: 2 Korrik, 16:40

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.

Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në  Katedralen “Ngjallja e Krishtit”në Tiranë, ku u prit nga kryepeshkopi. Kryeparlamentarja i përsëriti  Fortlumturisë  së Tij, Kryepeshkopit Joan, urimet për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë.

“Drita e Perëndisë, kthjelltësia hyjnore dhe urtësia e Fortlumturise së Tij, Joan, na frymëzojnë për të fuqizuar përmasën shpirtërore në punët e detyrat tona të përditshme, si qytetarë, shërbyes publikë dhe politikanë”, u shpreh Spiropali

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?