Elisa Spiropali

Politikë

Spiropali takim me presidenten e 'International Crisis Group': Diskutuam për sigurinë në rajon dhe Kosovë

23 Shtator, 13:32| Përditesimi: 23 Shtator, 13:34

  • Share

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë në organizatën prestigjioze “International Crisis Group” me qendër në New York.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka ndarë foto nga takimi me presidenten e ICG-së, Comfort Ero, ndërsa shton se u diskutua për çështjet e sigurisë në rajon, në veçanti mbi Kosovën dhe garantimin e sigurisë së plotë të saj, përmes integrimit euro-atlantik.

“Vizitë në organizatën prestigjioze “International Crisis Group” me qendër në New York, e specializuar në politikat e sigurisë ndërkombëtare.Me Presidenten e ICG, Comfort Ero, folëm mbi çështjet e sigurisë në rajon, në veçanti mbi Kosovën dhe garantimin e sigurisë së plotë të saj, përmes integrimit euro-atlantik”, shprehet ajo.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?