Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe gjyqtarja Edit Shkreli

Politikë

Spiropali takohet me gjyqtaren Edit Shkreli: Po bën histori si shqiptarja e parë në Gjykatën Civile të Nju Jorkut

10 Shtator 2024, 15:23| Përditesimi: 10 Shtator 2024, 15:28

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim të veçantë me Edit Shkrelin, shqiptarja që po shkruan histori si gjyqtarja e parë shqiptare në Gjykatën Civile të Nju Jorkut.

Kryetarja Spiropali e vlerësoi Shkrelin si një shembull frymëzues të përkushtimit dhe profesionalizmit, duke theksuar se arritjet e saj janë një burim krenarie për të gjithë shqiptarët.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me Edit Shkrelin, shqiptarja që po bën histori si gjyqtarja e parë shqiptare në Gjykatën Civile të Nju Jorkut. Një shembull frymëzues i përkushtimit, që na nderon të gjithëve. Arritjet e saj dëshmojnë potencialin e jashtëzakonshëm të diasporës sonë dhe forcën e vlerave shqiptare që ajo përfaqëson me dinjitet”, shkruan Spiropali. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?