Elisa Spiropali dhe Vjosa Osmani

Kosova & Rajoni

Spiropali takohet me Vjosa Osmanin: Zëri dhe prestigji ndërkombëtar i Shqipërisë, mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës

2 Qershor, 19:30
  • Share

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, në kuadër të Forumit të 3-të Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria” kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryetarja Spiropali dhe Presidentja Osmani diskutuan mbi përshpejtimin e integrimit europian dhe euro-atlantik dhe rritjen e rolit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

'Prestigji i lartë i Shqipërisë është një rrethanë e favorshme për rritjen e mbështetjes së këtyre proceseve. Është koha për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe inkurajimin e shtetit më të ri demokratik në Europë drejt anëtarësimit në NATO dhe Këshillin e Europë', tha ajo. 

Spiropali dhe Presidentja Osmani nënvizuan edhe rritjen e koordinimit për mbrojtjen e të drejtave dhe rritjen e rolit të faktorit shqiptar në rajon.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/06/2025 04:13

    Miss Shqiperia e Miss Kosova! Dy nga zonjat me te bukura jo vetem te poltikes,por dhe te gjitha trevave shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?