Elisa Spiropali dhe Andreas Schieder

Politikë

Spiropali takohet në Bruksel me raporterin Schieder: Faleminderit për mbështetjen dhe vlerësimet për arritjet e Shqipërisë

21 Qershor, 14:14| Përditesimi: 21 Qershor, 15:30

  • Share

Gjatë qëndrimit në Bruksel, në kuadër të Samitit Parlamentar të NATO-s, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u takua edhe me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder. 

Spiropali e falenderoi Raporterin Schieder për mbështetjen dhe vlerësimet për arritjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në familjen europiane, të shprehura edhe në Raportin e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe mbledhjen e fundit të Komitetit të Stabilizim-Asociimit. 

Njëkohësisht, Spiropali nënvizoi kontributin e Kuvendit për përshpejtimin e procesit, garantimin e konsensusit parlamentar, legjitimitetit demokratik dhe tiparit gjithëpërfshirës të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen e saj të natyrshme europiane.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?