Tiranë- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar sot (24 Dhjetor) besimtarët me rastin e Krishtlindjeve.
Drejtuesja e Parlamentit ndau mesazhin e saj në rrjetin social Facebook, duke iu referuar një mesazhi të Jezu Krishtit, se “dashuria është forca më e madhe njerëzore, e cila nuk shteron kurrë”.
“Krishti, Princi i Paqes dhe i Dashurisë, me shembullin e Tij, na tregon se as sundimi, as fuqia, as pushteti, as pasuria, por dashuria është forca më e madhe njerëzore, e cila nuk shteron kurrë, i jep vlerë jetës sonë dhe është e vetmja rrugë drejt së mirës, së drejtës, së vërtetës, besimit dhe shpresës”, shkruan Spiropali.
Teksa në fund bën edhe një urim për të gjithë besimtarët:
“Gëzuar Krishtlindjen, të gjithë besimtarëve, të gjithë shqiptarëve!”.
Postimi i Elisa Spiropalit
Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar nga qelia festën e Krishtlindjes.
"GËZUAR KRISHTLINDJEN të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar!
Krishtlindja është lindja e shpresës dhe e paqes, fuqia e dritës hyjnore mbi errësirën dhe konfirmim i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit.
"Dashuria është zemërgjerë, kërkon të mirën. Dashuria nuk ka smirë. Dashuria nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë" - Bibël.
Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju, në çdo familje shqiptare dhe veçanërisht pranë të gjithë atyre që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. GËZUAR!",- uron Meta.
Lulzim Basha
Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindjet.
Me anë të një postimi në facebook, Basha shkruan se kjo ditë e shenjtë na kujton dashurinë e pafund të Hyjit që ndriçon çdo errësirë dhe na jep forcën për të përballuar çdo sfidë. Ai u bën thirrje shqiptarëve që të shohin me shpresë përpara, duke theksuar se pas errësirës vjen drita.
"Të dashur vëllezër e motra të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen kudo që ndodheni! Kjo ditë e shenjtë na kujton se dashuria e pafund e Hyjit mund të ndriçojë çdo errësirë dhe të na japë fuqi për të përballuar çdo sfidë.
Le të jetë kjo Krishtlindje një mesazh shprese për çdo shqiptar, për të gjithë ata që jetojnë në vështirësi, një inkurajim për të pamundurit, të sëmurët, ata që sot janë larg më të dashurve të tyre.
Le të shohim me shpresë përpara, sepse pas errësirës vjen drita!
Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët! Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen",-shprehet Basha.
Ja dhe besimtarja e përgjitheshme uron cdo besim në cdo moment, vetëm kur vjedhin nuk mallkojnë pse duhet me vjedh
PërgjigjuDuhet me të udhëheq zoti ty gjumash. 7x7=4?
PërgjigjuTi duhet te behesh kryeministre te tjeret jan te gjith per vjedhje e grabitje pronash respekt per spiropalin
Përgjigju