Politikë

Spiropali uron Kurban Bajramin: Festat, të mirat dhe mesazhet duhet t’i ndajmë mes nesh  

6 Qershor, 11:27| Përditesimi: 6 Qershor, 13:08

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. Nga Komuniteti Mysliman shqiptar, ajo foli për mediat,  ndërsa tha se kjo ditë është festë për të gjithë pavarësisht besimeve.

Spiropali theksoi se një lutje shkon edhe për ata fëmijë, gra e civilë të pafajshëm që po vriten në luftëra në botë. 

“Ndarja e të mirës me të tjerët. Kjo simbolikë e fortë sot duhet të shkojë përtej ditës, dhe të rrezatojë edhe në politika tona, sociale, dhe një mesazh i fundit që pata rast të diskutoja me kreun e KMSH, për të gjitha zonat e luftës. Ishte edhe ambasadori i Ukrainës këtu, por edhe për zona të tjera që janë në luftë ku fëmijë, gratë, civilë të pafajshëm përballen me situata të rënda. 

Jo vetëm një lutje për ta, por edhe detyrë që paqja të vendoset sa më shpejt në këto zona. Po ashtu, një mesazh për shqiptarët që jo vetëm sot të kenë ditë të bukur me familjet, por çdo ditë të vitit të mundohemi të japim më shumë dashuri, solidaritet dhe të ketë sa më shumë paqe e harmoni, siç është edhe tradita jonë shqiptare, e harmonisë dhe vëllëzërisë mes besimeve. Ditët si kjo nuk janë vetëm të komunitetit mysliman, por të gjithë shqiptarëve. Festat i ndajmë mes nesh, të mirat dhe mesazhet duhet t’i ndajmë mes nesh.”, u shpreh Spiropali.


Lajmi kryesor:

Politika uron Kurban Bajramin/ Rama: Gëzuar! Begaj: Më shumë mirësi e begati në familjet tuaja! Meta: Sakrifica, qoftë simbol i kësaj feste


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?