Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali u uroi të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë e të pranuar të muajit të Ramazanit.
“Fjala “sakrificë” vjen prej latinishtes e do të thotë “të bësh një veprim të shenjtë”! E mendoj agjërimin në religjion, e sidomos te besimi Islam, si thirrje të fortë të ushtrimit të ekzistencës sonë fizike në funksion të rritjes shpirtërore. Agjërimi përshkruhet në Kuranin e Shenjtë edhe si thirrje e fortë për zgjimin e inteligjencës te besimtari, se si të dallojë të mirën nga e keqja, dritën nga errësira. Në fakt në suren Ul - Buqarah, 2:157, ka një pasazh të mrekullueshëm: “Hani e pini derisa në zbardhje të ditës që të dini të dalloni mes fijes së hollë që ndan dritën prej errësirës”. Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj agjërim të lehtë e të pranuar të muajit të Ramazanit, që çdokush t’i afrohet sa më shumë të shenjtës, bash siç thotë Kurani: Agjëroni që të keni drojë prej Zotit”', shkruan ajo.
Lajmi kryesor:
Politika uron Ramazanin, Begaj: Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t'u bërë më të mirë e për ta bërë edhe vendin tonë më të begatë! Veliaj: Agjërim të mbarë
S.B/ReportTv.al