Elisa Spiropali dhe Yvette Coope

Politikë

Spiropali vizitë në Britani, pritet nga Sekretarja e Punëve të Jashtme Yvette Cooper

9 Tetor, 12:23| Përditesimi: 9 Tetor, 12:55

  • Share

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali është duke zhvilluar një vizitë në Britaninë e Madhe, teksa është pritur nga Sekretarja e Punëve të Jashtme të Britanisë, Yvette Cooper, në Kështjellën Hillsborough.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se vizita është në prag të Ministerialit të Procesit të Berlinit.

Ndërsa më tej, ministrja shton se ky takim përçoi vizionin e përbashkët për ta çuar më tej integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Postimi i Spiropalit:

Në mjedisin solemn të Kështjellës Hillsborough, u mirëpritëm me ngrohtësi nga Sekretarja e Punëve të Jashtme të Britanisë, Yvette Cooper në prag të Ministerialit të Procesit të Berlinit.

Një takim që përçon vizionin e përbashkët për ta çuar më tej integrimin e rajonit tonë në Bashkimin Evropian, për të zbatuar me efikasitet Planin e Rritjes dhe për të hapur horizonte të reja zhvillimi ekonomik e fuqizimi për të rinjtë tanë.

Një ditë ku Evropa e Ballkanit frymon bashkë, me shpresë dhe qëllim të përbashkët.

A.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?