Elisa Spiropali në SHBA, takim me Gary Peters

Spiropali në SHBA, takon kryetarin e Komisionit të Sigurisë së Brendshme në Senatin Amerikan: Diskutuam për sulmin kibernetik nga Irani dhe sanksionet që morën

15 Shtator 2022, 19:59| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 20:19

  • Share

SHBA- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka udhëtuar drejt SHBA-së në kuadër të një vizite zyrtare ku është takuar me një sërë personalitetesh të rëndësishëm të politikës amerikane.

Në nisje të takimeve, Spiropali është pritur nga Senatori, njëkohësisht dhe Kryetari i Komisionit të Sigurisë së Brendshme në Senat, Gary Peters.

Ministrja bënë me dije se gjatë takimit u diskutua dhe sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemit të shërbimeve online në Shqipëri. Spiropali shprehu mirënjohjen për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë për këtë çështje.
“Diskutuam për progresin që ka bërë Shqipëria, sfidat e së ardhmes, sulmet kibernetike të Iranit ndaj shërbimeve qeveritare në vendin tonë, si dhe sanksionet e ndërmarra nga SHBA dhe partnerët për dënimin e këtij akti kriminal”, shkruan ministrja.


"Washington DC – Nder dhe kënaqësi të nis vizitën zyrtare me Senatorin Gary Peters, Kryetar i Komisionit të Sigurisë së Brendshme në Senatin, ku mbulohen çështje të sigurisë kibernetike, bashkëkryetar i grupit të miqësisë me Shqipërinë, një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe shqiptarëve!
I shpreha mirënjohjen për vëmendjen dhe mbështetjen që Kongresi & Senati Amerikan vijojnë të japin për vendin tonë. Diskutuam për progresin që ka bërë Shqipëria, sfidat e së ardhmes, sulmet kibernetike të Iranit ndaj shërbimeve qeveritare në vendin tonë, si dhe sanksionet e ndërmarra nga SHBA dhe partnerët për dënimin e këtij akti kriminal.

Në vijimësi të takimit biseduam për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike, dhe rritjen e mbështetjes amerikane në këtë fushë të sigurisë.", shkruan Spiropali në Facebook.

Sistemi TIMS në vendin tonë u bë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit të premten në mbrëmje, më 10 shtator duke shkaktuar radhë në të gjitha pikat kufitare në vendPas pak më shumë se 24 orësh ndërprerje sistemi TIMS u rikthye në normalitet në të gjitha pikat kufitare.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga provat e pakundërshtueshme, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Palaco: 15/09/2022 23:34

    Cfare hallesh do i zgjidhi kjo shqiperise moj aman apo e coi rama te dali nje xhiro andej nga usa pastaj u kerko robve te fikin dritat ne shpi qe te kursejne,a pika qe su bie juve qe ngelet rrugeve me parat e popullit te varfer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?