Elisa Spiropali

Spiropali-Bashës: Lulzim aman ndërro pllakën e gramafonit, po të ikën edhe qershori 2021

16 Korrik 2019, 13:14| Përditesimi: 16 Korrik 2019, 14:02

  • Share

Pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha se PD nuk do ta njohë 30 qershorin duke lënë të hapur mundësinë për të rishikuar propozimin e kreut të shtetit Ilir Meta për 3 palë zgjedhje me 13 tetor ka ardhur edhe reagimi i zëdhënëses së qeverisë Elisa Spiropali.

Spiropali thotë se Basha duhet ta harrojë 30 qershorin bashkë me Metën, sepse po iu ikën kështu edhe 2021-shi, kohë kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare pas përfundimit të plotë të mandatit të qeverisë së majtë.

"Lulzim aman ndërro pllakën e gramafonit se s’dëgjohet më as ajo kënga monotone, po veç gërvishtjet e pllakës! Ndërroje atë dreq pllake dhe harroje 30 qershorin bashkë me Baba Xhiken se po të ikën edhe qershori 2021", deklaron Spiropali

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?