Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur deputetes Rudina Hajdari për firmat piramidale duke thënë se i ka bërë 'baca' i partisë të saj, Sali Berisha. Gjithashtu ajo tha se kryedemokrati Basha nuk fiton kurrë nëse kandidon si deputet i pavarur.
"U përmendën firmat piramidale këtu dhe u tha që kjo sallë i ka shkaktuar. Jo moj zonjë kjo sallë nuk flet dhe nuk merr vendime të tilla. I ka bërë baca i partisë tuaj Sali Berisha. Ule zërin. Ka emër personi që ka shkaktuar trauma të tilla të hershme dhe të kohëve tona. Vendimi i daljes nga Kuvendi është si rrjedhim i aksioneve politike të opozitës që nuk ka se çfarë i jep më këtij vendi dhe as lider. Meqë përmendët listat e hapura, a është njësoj Lulzim Basha si kryetar i PD-së dhe si kandidat i pavarur? A i merr Basha të njëjtat vota si kandidat brenda PD-së? Nuk ka shance, ndaj kështu ndodh dhe me të tjerët. Me këto ndryshime që po bëjmë në kod kemi respektuar atë vendimin për votimin e ndryshimeve kushtetuese duke i sjellë në kodin zgjedhor në një sistem duke i bërë bashkë edhe vullnetin e partive politike dhe të qytetarëve. Listat do të ketë një renditje paraprake nga partia dhe më pas do jetë e hapur për votim preferencial 100 përqind dhe ju ftoj të dilni aty t'i bini foltoreve përpara qytetarëve" - tha Spiropali
Lajmi kryesor:
Kodi Zgjedhor në Kuvend! Hajdari bllokon foltoren, Ruçi: Hera e parë që ndodh nga një zonjë e nderuar! Rama: Po jep shembullin më të keq
E.M./ReportTv.al