Spitali COVID përfshihet nga flakët në Rumani, ndërrojnë jetë 4 pacientë ! Hera e dytë brenda 3 muajsh

29 Janar 2021, 09:03| Përditesimi: 29 Janar 2021, 11:05

  • Share

RUMANI- 4 pacientë kanë gjetur vdekjen pasi spitali COVID-19 në qendër të Bukureshtit është përfshirë nga flakët. Zjarri shpërtheu në spitalin ‘Matei Bals’ në Bukuresht, një nga më të mëdhenjtë e qytetit në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.

3 pacientë të prekur me COVID gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa i katërti ndërroi jetë më vonë. 120 pacientë të tjerë nga i njëjti repart u evakuuan.

Kjo është hera e dytë brenda 3 muajve që bie zjarr në këtë spital, ku më herët humbën jetën 10 persona.  Ky spital u vu në qendër të vëmendjes së mediave pas imazheve të publikuar në internet me pavijone të mbipopulluara dhe pacientë që trajtoheshin në korridore.

Ora 10:56
Pacientë korridoreve dhe fytyra të lodhura, ja cili është spitali që u përfshi mëngjesin e sotëm në flakë në Rumani (Pamjet)

RUMANI- Të paktën 4 persona kanë humbur jetën në Bukuresht të Rumanisë, për shkak të shpërthimit të një zjarri në një spital ku trajtoheshin pacientë me COVID-19.

Zjarri ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të sotëm, në spitali Matei Bals  një nder më të mëdhenjtë e kryeqytetit të Rumanisë.

Po si ka qenë spitali përpara shpërthimit tragjik që i mori jetën 4 pacientëve me COVID?

Spitali COVID, në fjalë gjatë pandemisë ishte një ndër më të populluarit në vend. Pacientë korridoreve, fytyra të lodhura, mjekë në pamundësi për të ndihmuar çdo kënd, kanë qenë refrenet e asaj kohe. Për shkak të fotove dhe videove të publikuara ai është bërë viral më parë.

Aktualisht numri total i infektimeve në Rumani ka shkuar 721,513, ndërkohë që ai i viktimave është 18,105 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?