Manastirliu thirrje për të punuar në Spitalin e Fierit: Aplikoni, vlerësimi i kandidatëve do bëhet nga një komision ad-hoc

24 Mars 2021, 19:16| Përditesimi: 24 Mars 2021, 19:26

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë profesionistëve të shëndetit të interesuar për t’u punësuar në Spitalin e Ri Rajonal Memorial Fier, që të aplikojnë menjëherë, duke garantuar punësim me meritë dhe transparencë, ndërsa bëri me dije se spitali i ri është drejt përfundimit. Spitali Rajonal Memorial i Fierit do të jetë modeli i parë i një spitali publik me autonomi të mirëfilltë spitalore, ku vlerësimi mbi bazën e performancës të secilit do të sjellë një standard të ri të shërbimit për qytetarët.

“Për nga standardet por edhe për nga mënyra e administrimit, ky spital do të vendosë gurin e themelit sa i përket ndërtimit të modelit të ri të autonomisë spitalore në Shqipëri. Spitali Rajonal Memorial do të menaxhohet nga një ekip i përbashkët shqiptaro-turk. Ky spital do të ketë 150 shtretër, 19 shërbime dhe njësi klinike ambulatore dhe me shtretër. Një spital i cili do të mundësojë shërbime të nivelit terciar për qytetarët shqiptarë”, tha Manastirliu.

Spitali i Ri Rajonal Memorial Fier do të ketë mbi 300 të punësuar, 50 nga të cilët do të jenë profesionistë nga Turqia.

“Kjo ftesë u drejtohet të gjithë menaxherëve shëndetësorë spitalore, mjekëve sipas specialiteteve të përcaktuara në thirrjen publike, infermierëve, teknikëve që plotësojnë kriteret për t’u përzgjedhur dhe që janë të gatshëm të bëhen së bashku me ne pjesë e këtij projekti ambicioz që po hedh hapat e parë drejt autonomisë së sistemit spitalor publik”, tha Manastirliu.

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nga një komision ad-hoc, sipas një sistemi pikëzimi, i cili vlerëson dosjen e aplikantit dhe intervistën.

( Kliko këtu ) Linku për aplikantët që duan të punojnë në spitalin e ri të Fierit

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 24/03/2021 19:43

    Duke perjashtuar te gjithe familaret qe liruan token per kete investim madhor , keta nuk duhen te bejne aplikim por duhet tju sigurohen vende pune sipas aftesive te tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?