Spitali i Fierit/ Pronarët e tokave pas takimit me Ramën: Duam çmimin e tregut! Kryeministri na tha që vendi është vendosur (VIDEO)

12 Janar 2021, 13:04| Përditesimi: 12 Janar 2021, 15:47

  • Share

Fermerët, pronarë të tokave ku parashikohet të ndërtohet Spitali i ri i Fierit vijojnë t'i qëndrojnë versionit të tyre edhe pas takimit me Kryeministrit Rama.

Njëri prej fermerëve është shprehur se Rama u ka thanë që vendi është vendosur dhe nuk negociohet.

"Nuk kërkuam çmim, ne nuk duam çmim, donim tokën tonë që e kemi me dokumente, jo çmim. Ai tha doni apo nuk doni ju, kjo është vendosur. Edhe ne duam që të ndërtohet spitali, po jo të tallen ata me ne. Përfundimisht tha ju e ndiqni me gjykatë po të doni, po kjo i është vendosur. I thamë që ajo tokë është e vetmja burim, do presim. I kërkuam edhe tarifën. Nuk i zgjidh unë ato probleme tha. Presim një urdhër tjetër se ca do të vendoset. Të nxjerrë ata siç ata dhe të pyesin se sa janë shitur. Janë shitur me 20-25 mln lekë dynymi. Nuk kam tokë për të shitur, e kam për t’u ushqyer", tha një prej fermerëve.

Ndërkohë që një tjetër deklaroi se kërkojnë çmimin e tregut.

"Më thotë që lë një hapësire tokë, unë kam thjesht një certifikatë të tokës, nuk e di sa më kap 70% të tokës apo 80%. Do biem në një marrëveshje për negocimin e çmimit. Ne i kërkuam çmimin e tregut",  

 

 


Lajmi kryesor:

Spitali i Fierit/ Përfaqësuesi turk: Na ka porositur Erdogan, fillojmë që nesër punën! Do të kushtojë 60-70 mln euro! Rama: Paga minimale për punëtorët 40 mijë lekë (VIDEO)


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?