Tre specialistët e punësuar pranë Spitalit të Kukësit

Kronikë

Spitali i Kukësit, Manastirliu: Punësimi i specialistëve ka përmirësuar shërbimin, së shpejti fillojmë investimet për urgjencën dhe sallat e kirurgjisë

5 Korrik 2021, 10:57| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 13:44

  • Share

Punësimi i mjekëve specialistë në Spitalin Rajonal të Kukësit ka rikthyer shërbimin e specialiteve të munguara më parë duke përmirësuar kështu ndjeshëm shërbimin që u ofrohet qytetarëve. Kështu është shprehur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, e cila shkruan se tre specialistët që i janë bashkuar spitalit po bëjnë një punë fantastike.

Ndër të tjera, Manastirliu bëri me dije se së shpejti në Spitalin e Kukësit do të fillojë faza e parë e investimit me urgjencën dhe sallat e reja të kirurgjisë, për të investuar më pas në maternitetin e ri.

“Punësimi i mjekëve specialistë në Spitalin Rajonal të Kukësit, ka rikthyer e forcuar shërbimin në specialitete të munguara më parë. 

Mjekët e rinj, dr. Eljona Xhelili, kirurge e përgjithshme, dr. Anisa Muka, obstetër-gjinekologe, dr. Eliana Avllaj, pneumologe, dr. Erind Cafi, nefrolog, të cilët i janë bashkuar ekipit të Spitalit të Kukësit, po bëjnë një punë fantastike për banorët e qarkut verilindor.

Së shpejti, finalizojmë fazën e parë të investimit, me urgjencën dhe sallat e reja të kirurgjisë, për të vijuar me maternitetin e ri dhe rehabilitimin e plotë të spitalit”, shkruan Manastirliu.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?