TIRANË- Kanë nisur hetimet për mjekët e Spitalit të Traumës për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti në Tiranë. Paraprakisht spitali i Traumës tha se Kurti mbërriti i vdekur, por një natë më parë ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto ku duket 32-vjeçari duke marrë serum. Ende janë të paqarta rrethanat e vdekjes së Lear Kurtit.
Natën kur Lear Kurti u dërgua në spital nga efektivët, 'Trauma' deklaroi se 32-vjeçari kishte ardhur pa shenja jete. Nga ana tjetër, policia deklaroi që Lear Kurti ndërroi jetë në spital. Hetimet po vijojnë dhe pritet të zbardhet dinamika e ngjarjes, ndërkohë që sipas ekspertizës, Kurti ndërroi jetë pasi gëlltiti qesen me kokainë dhe kaloi në overdozë.
Ndërkohë, kreu i qeverisë, Edi Rama duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për vdekjen e Lear Kurtit, theksoi se nuk ka asnjë shenjë që vdekja e 32-vjeçarit të ketë ardhur nga policia. Kreu i qeverisë tha se opozita po e përdor këtë rast duke e lidhur me vrasjen e Klodian Rashës, me qëllim që të prekin njerëzit dhe ata të dalin në protesta. Lidhur me këtë ngjarje, Rama u shpreh se po vijojnë hetimet dhe se Policia e Shtetit ka vepruar në mënyrë korrekte duke pezulluar efektivët që shoqëruan të riun atë natë.
Mbrëmjen e 19 tetorit në lagjen ‘Riza Cuka’ në Tiranë, policia i ka bërë thirrje 32-vjeçarit Lear Kurtit, për të ndaluar, por ky i fundit nuk është bindur dhe është larguar me vrap. Efektivët kanë arritur që ta kapin, dhe më pas e kanë shoqëruar në komisariat. Por në ato moment 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë dhe ka ndërruar jetë në komisariat.
Sipas ekspertizës, Lear Kurti, ndërroi jetë nga arresti kardiak që iu shkaktua si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti qesen me kokainë, nga frika se mos e kapte policia me drogë. Deri në sqarimin e plotë të vdekjes së 32-vjeçarit në duart e policisë, kryepolici Muhamet Rrumbullaku, i pezulloi nga detyra efektivët që e shoqëruan të riun në komisariat.
Lear Kurti në Spitalin e Traumës
Tritan Shehu, deputet i ‘Rithemelimit’, me profesion mjek ka sqaruar foton ku Lear Kurti është shfaqur me një serum në dorë. Ai i ka dalë në mbrojtje mjekëve të spitalit të Traumës, duke argumentuar se serumin në foton ku Lear Kurti. Deputeti thotë se akuza ndaj mjekëve se kanë gënjyer duke thënë se ka mbërritur në spital shenja jete, ndërkohë që i kanë dhënë serum nuk qëndron. Shehu ka sqaruar se ai është perfuzioni venoz që bëhet edhe kur një i sëmurë arrin pa shenja jete.
“Akuzohen se i paskan vendosur një serum të ndjerit Kurti, ndërsa kanë deklaruar arritjen e tij në spital pa jete!! Akuze e pretendim me cinik e idiot se ky nuk mund të ketë.Mjekët, edhe kur një i sëmurë arrin pa shenja evidente jete, por të pa qartë për kohën e ndalimit të funksioneve jetësore, bëjnë të gjitha përpjekjet për ta rikthyer në jetë fatkeqin. Dhe veprimi i parë është vendosja e një perfuzioni venoz, që mund të shoqërohet me të tjera veprime sic është intubimi, masazhi kardiak, goditja elektrike etj, në vartësi të gjendjes e ecurisë”, tha Shehu.
/BOTI/,ai vdiq nga droga,por ti neser mund te vdesesh pikerisht nga ai sfungjer,fole infeksionesh e bakteriesh,nuk eshte shaka!!Ai sfungjer eshte po aq i rrezikshem e vdekjeprures sa nje shiringe,apo maje gjelpere e hedhur ne rruge nga te droguarit.Nese nje plage e hapur,qofte dhe nje gervishtje e lehte bie ne kontakt me te,behet //ure nderlidhjeje//mes trupit tend dhe mikrobeve qe fshihen ne te.Me e pakta tetanoz,me te rendat,SIDA,si dhe helmim i pergjithshem i gjakut deri ne vdekje.
PërgjigjuKetu kemi te bejme me nje moskomunikim e mungese sqarimi dhe moskoordinim informacioni midis policise e spitalit.Me qe ra fjala,kete shtratin e emergjences duhet t'a ndroni,veshja sintetike eshte care ne disa vende,sfungjeri ka dale jashte dhe sado t'a lani e dizifektoni behet cerdhe mikrobesh e bakteriesh.
PërgjigjuAty ka vdek rob ti e ke menjen te sfungjeri shtratit.Ajde rika ajde
Ne bel dallohet mire,nji njolle e madhe e nxir,nga se eshte ?...le te flasin ekspertet.
Përgjigjupolici e krininalizuar.....
PërgjigjuO Tonin ku ja pe ti të nxirat o Tonin birra. Apo futja pordhës se do vi er o Tonini pler. Ai i shiste rinis drog e policia ta bëj sehir ëëë. Po hajde provoje ktu në Amerik shit drog e të kapi policia shife se çfar të bën polici Amerikan. Kur shet drog e largohesh me vrap polici Amerikan të vret se xhanki që shet drogë është kriminel vret rinin. Pra ti kshu e do Shqiprin. Po ishallah i shesin njerzve të tu drog e ta shikosh ti si e mbron xhankin po e kuptove se çdo me thën xhanki. IDJOT I LER KOMPLET PLER.
PërgjigjuO Trras Lalaos na ca shum K... ate be o zhuls
O junku fol shqip ose ik komenti amerik kur vrasin ata t zonjt policet e amerikes dhe ngrihet populli e gjith bota mban zi per ato padrejtsi policash i ke par besoj qe denohen me t perjecem policat qe bjn keto gjera aty ik komento andej dhe mos na hap shm barkun e k je ti nje super idiot i lindur
Ktu n Americ rroten ta hajn policia. Ma ka thon polici vet ne e dim qe ai e ka m xhep e po se Pam tu e shit nuk kemi t drejt ta nalojm. Pranej Jan rruget gjith drogmen n Americ se sukses I modh I policis. Ik o shoku
O debil a e lexove dhkrimin?Thuhet se po merr serum pra ka qene gjalle se te vdekurit nuk i jepet serum.Kush genjeu:policia qe çoi te gjalle siç tha apo mjeket qe thane se erdhi i vdekur?Atehere pse i japi serum?Jane njelloj si koleget e tyre me 21 janar 2011 qe deklaruan se demonstruesit u qelluan me mjete nga distanva te aferta.Lexoje kuptoje dhe me pas shkruje mendimin tend.
PërgjigjuJu qe vartë ju mbeturina do Vdisi me makthe
Po kto te nxirat qe ka ne trup te beli apo dhe kto e ka nga serumi. Shifini te nxirat ne trup dhe do kuptoni qe esht torturuar. Shifeni pak me kujdes
PërgjigjuAma e ka thene Rama qe policia ka vepruar korrekt! Cne nen hetim doktoret, madje ska nevoje per asnje hetim sa kohe mediokrri i byrose e ka dhene versionin e tij. Ndodh vetem ne Shqiperibqe punet e policise, hetimit, gjykimit apo mjeksise ligjore ashtubsi ne kohen Enveriste, i dikton as me shume e as me pak njeninjorant ne te tera disiplinat. Madje qe e ka dhebte ndaluar te perzihet ne punet dhe pushtetet e tjera si mender Kryeminister qe eshte.
Përgjigju