Kronikë

Spitali memorial i Fierit 100 operacione me sukses në 3 muaj! Pacientja: Falë doktorit jam gjallë

21 Gusht 2021, 15:46| Përditesimi: 21 Gusht 2021, 15:57

  • Share

Për 3 muaj janë realizuar mbi 100 operacione në spitalin rajonal memorial të Fierit, ndërsa kanë marrë shërbim afro 9 mijë pacientë. Spitali i ri me staf shqiptaro-turk ofron shërbime me standarde bashkëkohore për pacientet e rajonit të jugut e jo vetëm.

"Janë rreth 2900 ekzaminime ambulatore, mbi 100 ndërhyrje kirurgjikale, disa janë të vështira të realizuara nga mjekët turk. Ndërkokë kemi një numër të konsiderueshëm të pacientëve që kanë marrë shërbimin imazherik. Kemi pasur raste të paciente që kanë kryer heqje të masave tumorale, ndërhyrja e pankreasit apo melçisë me anë laparoskopisë ", tha Rudina Degjoni drejtore e spitalit memorial. 

Ne shohim nga afër repartin e Kirurgjisë, ku takojmë urologun Yilmaz Aslan, i cili ka kryer me sukses heqjen e masës tumorale në prostatën e pacientit. 

"Falë doktorit Yilmaz jam gjallë... Ai më bëri njeri pas 6 orë operacioni kam dalë mirë", tha pacienti ndërsa mjeku shpjegon: "Është operacion i heqjes së urinës dhe prostatës, është operacion i vështirë, falë profesorit dhe ndihmës së stafit operacioni u realizua me sukses". 

Më tej shohim një tjetër paciente që tashmë është e kënaqur pasi ka dalë nga operacioni. 

"Erdha këtu prenotova ditën e operacionit, dola mirë dhe më kanë shërbyer shumë mirë", tha ajo për Report Tv. 

Doktor Yilmaz Aslan na tregon për ndërhyrjen me laparoskopi për heqjen e gjendrës mbiveshkore. 

"Pacientja kishte gjëndër mbiveshkore që çlironte hormone që shkaktonte efekte anësore, si rritja e tensionit. Ndërhyrja tek pacientja është bërë me laparaskopi dhe operqacioni ka zgjatur një orë. Dhe psa ndërhyrjes i hoqëm ë gjitha katoteret. Tashmë pacientja është drejt shërimit të plotë", u shpreh ai. 

Ndërsa doktor Bulent Uksel është pedagog i kirurgjisë në Ankara dhe prej 3 muajsh ka ardhur të punojë në këtë spital. Ai shprehet se tashmë pacientët shqiptarë nuk kanë pse të marrin rrugën drejt spitaleve janë vendit pasi të gjitha ndërhyrjet realizohen me sukses në spitalin memorial të Fierit, ku punojnë mjek të njohur shqiptarë dhe turq. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 21/08/2021 14:45

    ” Spitali memorial ” për nder të kujt…???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?