Dosje

Spiunazhi i kinezëve dhe Uzina 12 e Metalurgjikut të Elbasanit! Ekskluzive në Report Tv 

20 Qershor, 22:15| Përditesimi: 20 Qershor, 22:36

  • Share

E vërteta e krijimit të Uzinës 12 në Metalurgjik të Elbasanit. Ardhja, ikja e kinezëve dhe qëllimet për ndërkombëtarizimin e Çelikut të Partisë! Specialistët shqiptarë në Shangai, si kopjonin kinezët me sy në uzinat dhe fabrikat e huaja dhe si e ndërtonin ata më pas kopjen në vendin e tyre?

Historia exlusive e Inxhinierit Kimist Bashkim Isai, inxhinierin që e donte Kina dhe që e shihte çuditshëm Shqipëria!

Esencë me Eljan Taninin, çdo të premte, ora 21:00 në Report Tv.

Eljan Tanini: -Cila është lidhja juaj me Metalurgjikun e Elbasanit, fillimet?

Bashkim Isai: -Kur mbarova stdudimet kam punuar një vit në Laboratorin Promatologjik të Gramshit, kontrolli i ushqimeve. Unë kam gjetur disa burime uji në Gramsh që nuk kishin kalcium por magnezium, lidhur me këtë fakt atje dikur turbekulozi ishte përhapur shumë. Më pas jam transferuar në Fabrikën e Miellit në Elbasan për dy vite, kam qenë edhe në Kanada sepse ai vend ka qenë ndër prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë, eksperienca e Shqipërisë më ka shërbyer edhe atje. Një pjesë e grurit në Elbasan atje ku punoja unë vinte nga Kanadaja, ishte cilësi e lartë.

Vaji i lulediellit që gjendej këtu vinte nga Jugosllavia, nisëm edhe të prodhonim vaji nga pambuku. Çdo gjë që vinte prej tyre ishte e kontrolluar.

Eljan Tanini: -Kina dhe Metalurgjiku?

Bashkim Isai: -1977, ishte viti i fundit i para shkatërrimit shqiptar pasi nuk ishim shkëputur ende me kinezët.

Kam qenë në Kinë edhe për specializim, kur vajta unë në Kinë erdhën edhe disa punëtorë të Uzinës 12 nga Metalurgjiku.

55 veta, shoferë, pastiçierë, inxhinierë etj, vajtën në Kinë për specializim.

Në Kinë unë ndenja 9 muaj, punëtorët një vit.

Kam udhëtuar për në Kinë me Boing 707, 145 veta brenda, kjo ishte një linjë me 12 kthesa në ajër, 12 orë nga Tirana në Bukuresht, Bukuresht-Teheran 4 orë, 8 orë nga Teherani në Pekin, qendruam një javë në Hotel Pekini, më pas me avion liderash karavell shkuam pas një jave në Shangai në një uzinë.

Mbi bazën e kësaj uzine kinezët krijuan Uzinën 12 në Elbasan me teknologjinë e spiunazhit të kopjuar.

Një grup teknikësh dhe inxhinierësh kinezë shkuan ta kopjonin bazën e uzinës në Kanada, ishin atje thjeshte për vizitë, ata thjeshtë kalonin, ecnin.

Këtë na e kanë thënë specialistët kinezë në Shangai, ata specialistë ishin këtu te ne edhe për një kohë të shkurtër. Ata inxhinierë ne na azhornuan shumë.

Budallallëku më i madh i atyre që drejtonin Uzinën 12 në Metalurgjik ishte se duhet ti përmbaheshim projektit.

Më kujtohet për Metalurgjikun: Kur shkonim ne për biseda me punonjësit nuk na merrnin parasysh, mekanikët ishin anëtarë partie, më shumë rëndësi për ta kishte mbledhja e partisë

Kinezët i kushtonin një interes të veçantë sigurimit teknik. Morëm dy autobusa një ditë, ecëm shumë, arritëm, nuk kishte asgjë, çdo gjë ishte shkatërruar; porosia kineze ishte të respektojmë rregullat teknike, proces që ata nuk e kishin respektuar.

1978 gati 1979, te reparti i gazit në Metalurgjik vdiqën një herë 8 dhe 6 veta.

Kinezët kanë qenë shumë korrektë me ne.

Kur u kthyem nga kinemaja një ditë, ne nisëm të këndonim për Enverin, ata nuk thanë gjë por u bënë keq.

Në Shqipëri nuk ka patur kurrë agjenturë të Kinës, ose më saktë të dënuar për këtë gjë.

Eljan Tanini: -A kishte kontrata ku ndaloheshin martesat shqiptaro kineze?

Bashkim Isai: -Po, kishte diçka të tillë. Vajzat kineze nuk na kanë akuzuar kurrë. Ditën e parë kur dolëm në Shangai pamë për për herë të parë një qytet milionësh, kapeshim nga rrobat e njëri tjetrit, kishte shumë njerëz

Dy gjëra më bënë shumë përshtypje atë ditë:

1, vullnetarët e Maos që godisnin një person të moshuar në grup i cili në fund fare përfundonte te polici.

2, Kina do të bëhet superfuqia e 3 në vitin 2000, parrulla të shkruara me shkronja të mëdha, ata janë shumë punëtorë.

Kinezët kanë teknologji shumë të përparuar! Në Uzinën 12 në Elbasan  ne kemi patur dy sfera amoniaku nga 400 T sejcila, organizimi i tyre ishte shumë i mençur sipas kinezëve. Sot në Kanada këto gjëra janë tmerrësisht të ngatërruara.

Ata kanë arritur të mbajnë popullin atje, kanë lidera, nuk kanë ikur masivisht.

Më kujtohet se kur qendronim në park, ishte shumë vapë në Shangai, kur ne rrinim lakuriq nga mesi e sipër vinin e na preknin vajzat çuditshëm sepse ne kishim qime në trup. 

Eljan Tanini: -Si silleshim ne atje mufkat tona e kam fjalën?

Bashkim Isai: -Në Shangai ku njerëzit edhe mërziteshin, dy shofera shqiptarë që ishin në një fabrikë, ndoshta u ra vapa në kokë, kërkojnë një makinë të madhe, ua dhanë, erdhën përqark në fabrikë, kaluan rojen, rrugës i kapi polcia, këtyre të fundit u thanë se po iknin në Shqipëri! Ja, kjo është një ngjarjë shqiptare në Kinë!

Në Kinë jam specializuar në kushte perfekte! Uzina 12 në Metalurgjik nisi të vihej në punë me të gjitha pajisjet dhe punës sonë!

Fabrika vetëshërbente për mineralet, kur lindi vajza ime nisi distilimi po atë ditë, nisi prodhimi, kjo ishte edhe në formë respekti për time bijë

Eljan Tanini: -E mbanim ne Metalurgjikun, kishim mundësi, çfarë përfitonin ata  nga ne dhe a ishte i drejtë ndërtimi i Çelikut të Partisë në Elbasan? 

Bashkim Isai: -Ne nuk kishim pjesë këmbimi në Metalurgjik. Kinezët donin të krijonin një projekt në Evropë përmes Metalurgjikut tonë.

Ishte budallallëk sepse u bë nga Partia si më larg kufirit, në Kanada çdo gjë ndodh atje ku është minerali.

Eljan Tanini: -Çfarë ndodhi me defenolimin?

Bashkim Isai: -Reparti i Defenolomit punonte me një bakterie e cila ndodhet te njerëzit që hanë oriz. Debati ishte ky: Ti sjellim fekalet me oriz nga Kina apo ti prodhojmë këtu?

E gjitha u rregullua me ushtrinë, atyre iu hoqën disa të mira ushqimore dhe iu shtua orizi sepse fenoli nuk duhet të derdhej në Shkumbin.

Eljan Tanini: -Kur shkuat në Kanada për herë të parë?

Bashkim Isai: -Të gjithë ata që kanë punuar në Kombinat janë heronj.

Kam pasur përplasje me Hajredin Çelikun për një kullë në Metalurgjik.

Viti 1987, Kanadaja ishte dashuri e parë, vajta atje për teknologjinë që e kishim edhe ne.

Sahatet apo makinat kinezët i prodhuan më një shikim të kopjuar nga Kanadaja.

Ne në Kanada shkuam 3 inxhinirë dhe kater punëtorë në lidhje me Kobaltin.

Eljan Tanini: -Partia si ju çoi në Kanada?

Bashkim Isai: -Biletat u prenë për nisje nga Jugosllavia, na priti edhe Ministri i Jashtëm Malile.

Malile na tha fjalë të mira për atje, këshilla.

Në Beograd jam çuditur nga sjellja e mirë! Në Aeroport nuk dyshuan kurrë për ne, kontrollet, ishte cilësi e asaj kohe.

Ne në Kanada grumbulluam   1000 e ca dollarë për një muaj e ca.

Paratë e Kanadasë i përdorëm për të blerë sende atje, kur erdhëm u prishëm me të gjthë njerëzit tanë këtu sepse të gjithë donin gjëra nga ne.

Shpreh një respekt të veçantë edhe për Zotin Carlo Bollino mbi atë ndihmë që ai më dha dikur në lidhje me time bijë, më ka ndihmuar dikur në lidhje me një shpallje, thirrje në gazetë nga pjesa italiane. I jam mirënjohës!  

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?