Incidenti me rusët në Gramsh, Rama: S’u cenua siguria kombëtare, objekte të deklasifikuara! Po fotografonin karakatina të komunizmit

26 Gusht 2022, 11:33| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 12:13

  • Share

‘Nuk ka lidhje kjo me objekte, a jeni në vete apo jo? Në kohën kur flitet për luftë yjesh, për raketa, të thuash për sigurinë kombëtare me aparat në dorë është qesharake.’, kështu u shpreh kryeministri Rama sa i takon sulmit rus ndaj dy ushtaraëve në Gramsh.

Në konferencën për shtyp me kryeministrin luksemburgez ai u pyet për praninë e agjentëve rusë në vendin tonë pas incidentit në Gramsh. Sipas Ramës, të ashtuquajturat ish baza ushtarake, ose objekte të rëndësisë së veçantë ku thotë se janë të deklastifikuara si objekte që prej vitit 2012.

‘Meqë ma dhatë mundësinë, më lejoni të them se mjegulla e ngritur ndaj objekteve të rëndësisë së veçantë është për të qarë e për të qeshur. Ato nuk janë objekte, ato janë karankatina të deklastifikuara si objekte të  rëndësie së veçantë në vitin 2012.

Kanë statusin e SHKP-ve, si të shkualifikuara.

Rama i cilësoi si qesharake ndërsa shprehu se shqetësimi më i madh është qëllimi i vërtetë i tyre në këto zona. Ai gjithashtu ‘thumboi’ të gjithë reporterët dhe kronikanët të cilët zmadhuan në formën e një shfaqjeje.

Të bësh spiunazh duke fotografuar ato mbetje arkeologjike të komunizmit është qesharake. Ajo që duhet të na shqetësojë ne, këta persona çfarë qëllimesh kanë. Sepse më falni po një mision spiunazhi që shfaqet me një veturë që duket sikur thërret aman më shihni më kapni se jam e veçantë. Kështu që i takon hetimit të përcaktojë më shumë. Shqetësimi ynë është ky është qëllimi i vërtetë. Kjo i shërbeu nxitjes së një kapërdijë se panik nuk kishte, pashë njerëz që bënin humor të thirrjeve të urrejtësve profesionist.

Ndërkohë që duhet të shohim nga hetimi dhe gjykimi për qëllimin. Nuk ka lidhje kjo me objekte, a jeni në vete apo jo? Në kohën kur flitet për luftë yjesh, për raketa, të thuash për sigurinë kombëtare me aparat në dorë është qesharake. Këta persona të cilët, për fat të mirë u ndaluan nga rojet që bën detyrën e tyre, janë persona të dyshuar për spiunazh. Por çfarë shihet pas kësaj shfaqjeje me vëmendje që mori edhe me ndihmën tuaj me ca reporterë që kërcenin atje...

Spektakël me ndihmë të gjithë kronikanëve.’- tha Rama.

Pyetjes për agjentët e dyshuar iu përgjigje edhe kryeministri luksemburgez i cili u shpreh se për aq kohë sa drejtësia e ka marrë në shqyrtim si çështje nuk është nevoja e një komenti.

Ky reagim i Ramës, vjen pas një sërë komentesh nga opozita për ngjarjen në uzinën e Gramshit. 

Si ndodhi ngjarja?

Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç  dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa po hetohen si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Ndërkohë edhe gjatë ditës së sotme policia ka arrestuar katër turistë çekë në fabrikën e Poliçanit. Ata u arrestuan në një distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit. Ata po filmonin ish fabrikën e fishekëve dhe tunele në Poliçan, ndërsa për tu futur kanë thyer derën e një tuneli dhe kanë dëmtuar drynin. Por, në fakt pisa e hetimeve për ta nuk është spiunazhi, pasi dyshohet se ishin thjesht turistë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/08/2022 03:33

    /ZENI/,jam dakord me ju. Piktor Rama merr vesh nga obj.ushtarake dhe arti ushtarak sac merrte vesh piktor Hitleri.Ato mund te jene te desaklifikuara,por mund te vihen prape ne perdorim.Ne nuk jemi vend i pasur dhe nuk kemi mundesi te bejme te reja.Nje pyetje kam per qypin e kryeministrise:Kur Rusia sulmoi me raketa,ukrainasit u strehuan ne strehimet e ish kohes se BS dhe ne metro,kuptohet kush mundi.Po shqipot ku do t'i fshehe ky ne Surel meqe nuk bekan strehimet e uzinat ushtarake?! Dhe ka nevoje te mesoje te flase,krahasoni pergjigjen e shkelqyer prej politikani te vertete te luksenburgasit me pergjigjen prej brigadieri fshati te Rames.

    Përgjigju
  • Zeni: 26/08/2022 16:45

    Zoti Kryeminister nuk duhet ti quani mbetje te komunizmit pasi i shkateruan Sali Berisha dhe te tjere se jane miljarda leke djerse e nje populli qe ka qene fabrika me e mire ne ballkan cdo gje e fundit dhe i late te shkateroeshin qe i ka ender dhe sote italia .

    Përgjigju
  • Mondi: 26/08/2022 15:24

    Pergezime zoti kryeminister me ne fund dhate nje pergjigje te arsyshme. Dhe lirojini ata turiste se eshte turp . Boll armiq kemi mos krijoni te tjere pa arsye

    Përgjigju
  • Numri personal: 26/08/2022 15:04

    Që kur dolen online numër personal siguria kombetare u pjerdh komplet pra duhen ndryshuar numrat personal duke nis nga 2023 ose nese futemi në BE të mos dale fare nr personal në Id ose pasaporten shqiptare ! Me pak fjale gabim dhe siguria kombetare e super cënuar!

    Përgjigju
    • Gomar deti: 26/08/2022 15:50

      Numri personal si Codice Fiscale (kodi fiskal) në Itali

  • miri: 26/08/2022 14:38

    qeveria do marr masat e duhura si gjithmon dhe ne kte rast

    Përgjigju
  • bora: 26/08/2022 14:38

    bravo qeveris per transparencen

    Përgjigju
  • altin: 26/08/2022 14:38

    do marrin denimin e duhur keta jam i sigurt

    Përgjigju
  • ornela: 26/08/2022 14:37

    shyqyr si gjithmon me transparence te plote kundrejt popullit

    Përgjigju
  • enejda: 26/08/2022 14:37

    edhe keta ruset te tmerrshem paskan qen

    Përgjigju
  • anja: 26/08/2022 14:36

    kta kriminela do marrin ate qe meritojne

    Përgjigju
  • Oliger: 26/08/2022 14:24

    Kemi besim te qeveria jone qe do vendose drejtesine ne vend

    Përgjigju
    • Gogoleshi: 26/08/2022 21:16

      Gjithë populli beson, madje është i sigurt që qeveria jonë bën drejtësi gjithmonë. Zoti kryeministër do bëj drejtësi sepse në vendin tonë drejtësinë e bën qeveria.

  • Gesi: 26/08/2022 14:23

    Ishalla marrin denimin e duhur keto ruset

    Përgjigju
  • Enea: 26/08/2022 14:20

    Ruse te poshter

    Përgjigju
  • Florian: 26/08/2022 14:18

    Duhet ti denoni keto kriminele

    Përgjigju
  • Dea: 26/08/2022 14:17

    Duhet te beni dicka per keto te pabese

    Përgjigju
  • Rea: 26/08/2022 14:08

    Kemi besim tek puna juaj

    Përgjigju
  • Bobo: 26/08/2022 14:07

    Ky eshte bere si palacot e oborreve mbreterore ne mesjete...! Pasi dolen fotot e bazave e morem vesh qe qenkan deklasifikuar...! Nuk na ben me per te qeshur o Edo.

    Përgjigju
  • Geri: 26/08/2022 14:07

    Duhet te denohen kto kriminele

    Përgjigju
  • Joni: 26/08/2022 14:04

    Kto ruset paskan qene te poshter

    Përgjigju
  • Alfo: 26/08/2022 13:56

    Mjafton fakti qe ne dy dite, tre i ka genjeshtra per te kuptuar nese eshte apo jo ne vete ky pyka yne ne diell!

    Përgjigju
  • lajme: 26/08/2022 13:33

    Dicka nuk kuptoj , ketej thoni qe jane vec fotograf e ketej i arrestoni. Nese jane spiune i arrestoni nese sjan pse si lironi. prandaj ka thashetheme se tjera gje thoni e tjera gje beni.

    Përgjigju
  • Bora: 26/08/2022 13:23

    Kam besim ne punen tuaj dhe do ta gjeni arsyen se pse ndodhi si incident

    Përgjigju
  • Iris: 26/08/2022 13:22

    Prandaj mediave sduhet ti besoher shume sepse dihet qe duhet te shkruajne lajmin prandaj i ekzagjerojne

    Përgjigju
  • Lea: 26/08/2022 13:20

    Normal se media do transformoje cdo gje te mundshme

    Përgjigju
  • rai: 26/08/2022 13:19

    uroj qe cdo qe te marri drejtimin e duhur e te zgjidhet cdo gje

    Përgjigju
  • alma: 26/08/2022 13:13

    uroj te marrin denimin e duhur nga drejtesia

    Përgjigju
  • Erand: 26/08/2022 13:09

    Aty ka ngel cenimi i siguris ato objekte skan as dritere e xhama e crendesi kan ato objekte

    Përgjigju
  • Adolf: 26/08/2022 13:08

    E cenim do te ket aty ku aty brenda ska asnje lloj gjeje

    Përgjigju
  • Leo: 26/08/2022 13:08

    Ato objekte jane te shkaterruara e skan asnje lloj gjeje brenda saj per te cilen te cenohet siguria kombetare

    Përgjigju
  • xhire: 26/08/2022 13:07

    te zgjidhet sa me shpejt kjo ceshtje

    Përgjigju
  • Tepelena: 26/08/2022 13:03

    Qe ajo ishte veprimtari agjenturore nuk diskutohet. E deklasifikuar ose jo, uzina mbetet objekt ushtarak. Por thuaj qe eshte me mire qe ruset te shkembehen me agjent ose ushtare te aleateve qe vuajn denime ne Rusi, se sa te vuajn denim ne Shqiperi. Ndoshta NATO ka vendosur ta bej shkembimin ne menyre private. Shqiperia do u qendroj besnike interesave te aleances. Asgje e gabuar nese Rama zgjedh ate rruge.

    Përgjigju
  • tosi: 26/08/2022 13:01

    shume qesharake si mediat e kam marr seriozisht kete ngjarje

    Përgjigju
    • Pjeter: 26/08/2022 13:31

      Do te ishte qesharake pikerisht ne qofte se do ta analizonin situaten jo seriozisht. Jo gjithçka eshte publikuar nga cfare edhte zbuluar,te presim te mbarojne se hetuari. Struktura te nje rendesie te vecante ,si ushtarake apo ish te tilla,struktura civile,pallate te istitucioneve ,objekte te rendesishem civile, ne nje rast konflikti,o ne situata tensioni qe te çojne ne drejtim te tij,kthehen automatikishtcne objektiva ushtarake. Asnje nga ne qe komentojme nuk e dime se cfae kane fotografuar,po rezultoi qe pervec germadhave ka edhe elemente te tjere qe demtojne, atehere del qarte se sa bllogera te pafajshem jane.Eshte oak si shpejt si konkluzion,"e gjitha eshte qesharake"!!!

  • titi: 26/08/2022 12:58

    nuk kam par shtet qe te cenohet siguriavshtetit dhe qeveria te mos reagoj nuk besoj se kan bere asnje gje te till

    Përgjigju
  • Eva: 26/08/2022 12:37

    Presim te marrim vesh te verteten, le te rrin ne paraburgim deri sa te zbulohet. Pun e mir nga drejtesia

    Përgjigju
  • Besmira: 26/08/2022 12:36

    Drejtsia do e bej punen sic duhet e do zbuloj qellimin e vertet te tyren

    Përgjigju
  • Martin: 26/08/2022 12:35

    Ata gjithesi do e marrin denimin e tyre nga drejtsia

    Përgjigju
  • Sara: 26/08/2022 12:31

    Nje plan e kan pasur ata besoj se kot nuk kan shkuar der aty

    Përgjigju
  • Ivi: 26/08/2022 12:30

    Mos ti lejn te dalin pa mar vesh ca planesh kishin

    Përgjigju
  • Miri: 26/08/2022 12:30

    Pale ca planesh kan pasur

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 26/08/2022 11:40

    Kryeminister i marre peng.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?