Dora e gjatë e agjentëve kibernetikë rusë po përpiqet përsëri të ndikojë në politikën e brendshme amerikane: këtë herë, duke krijuar dhe përhapur lajme të rreme që lidhen me virusin.
Sipas disa burimeve të qeverisë amerikane, të cilët u deklaruan për agjencinë e lajmeve AP, dy agjentë të dyshuar të inteligjencës ushtarake ruse janë identifikuar javët e fundit si pjesë e një organizate agjentësh kibernetikë
Shërbimi sekret ushtarak rus edhe më parë ka qënë i përfshirë në hakimin e kompjuterave të Komitetit Demokratik në vitin 2016 në kulmin e fushatës presidenciale, duke përfshirë postat elektronike të Hillary Clinton, dokumenta që dolën në dritë pasi u lëshuan ‘të lira’ për publikun nga WikiLeaks, pak para zgjedhjeve të fituara më pas nga Donald Trump.
Midis fundit të majit dhe fillimit të korrikut të dy personat e identifikuar (por emrat e të cilëve nuk janë bërë publike) kanë përdorur të paktën tre site në gjuhën angleze për të përhapur gënjeshtra, duke u përpjekur të krijojnë konfuzion dhe dezinformimi brenda Shteteve të Bashkuara. Këto faqe menaxhohen nga një agjenci te lajmeve të regjistruar rregullisht: InfoRos.ru, Infobrics.org dhe Oneworld.press.
Të paktën 150 artikuj kaluan nëpër këto platforma ku u bën propagandë "anti-perëndimore" - siç e përcaktuan zyrtarët amerikanë - me tituj të tillë: Rusia ndihmon amerikanët në luftën kundër Covid 19 apo dhe ‘ Covid është një armë bakteriologjike, por e ndërtuara në Amerikë’
Burimet, të cilët folën në mënyrë anonime për gazetarët, thanë se ata donin të shpërndanin konfidencialitetin e hetimeve për të mbajtur lart alarmin mbi rrezikun e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Nga ana tjetër, përveç koronavirusit, ka edhe tema të tjera të manipuluara si ajo e vdekjes së dhunshme të afrikano amerikanit George Floyd, I mbytur nga një agjent policie i bardhë.
Hahahah propaganda e Amerikes eshte me e fuqishme se ajo e sistemit komunist , per cdo problem qe ata kane fajin dikush tjeter e ka jane bere bajat fare , e mbajne dhe veten si vendi me demokratik i botes
Përgjigju