Spiuni rus Smith

Spiuni rus që punonte në ambasadën britanike në Berlin u dënua me 13 vjet burg

17 Shkurt 2023, 16:24| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 16:27

  • Share

Spiuni rus që punonte në ambasadën britanike në Berlin u dënua me më shumë se 13 vjet burg. Ai punonte si roje sigurie në ambasadën britanike dhe u kap duke spiunuar për rusët.

David Ballantyne Smith, 58 vjeç, u deklarua fajtor për tetë akuza sipas Aktit të Sekreteve Zyrtare 1911 dhe 1920, por pretendoi se ai nuk shkaktoi qëllimisht ndonjë dëm. Ai u dënua me 13 vjet e dy muaj, por mund të vuajë dënimin në Gjermani ose në Mretërinë e Bashkuar.

Smith pretendoi se ishte në depresion, i vetmuar dhe pinte kur filloi të zbulonte sekretet e ambasadës.

Kjo u hodh poshtë duke thënë se ai mblodhi "një sasi të konsiderueshme materialesh" për të "dëmtuar interesat britanike" dhe ia dha atë informacion një "fuqie armiqësore". Ai ka pranuar se u ka dërguar dy letra me informacione sekrete personave në ambasadën ruse në Berlin.

“Jeni paguar nga rusët për tradhtinë tuaj”, tha gjykatësi Wall.

Gjatë kësaj jave, Smith tha para gjykatës se i vinte turp nga veprimet e tij.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Udhëheqësit botërorë në Gjermani mblidhen përpara përvjetorit të luftës! Zelensky u bën thirrje që të nxitojnë me dërgimin e armëve


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?