Christoph Daum

Sport

Sporti gjerman në zi, shuhet në moshën 70-vjeçare trajneri legjendar i futbollit Christoph Daum! Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, karriera dhe trofetë

25 Gusht, 17:54| Përditesimi: 25 Gusht, 17:58

  • Share

Futbolli gjerman në zi, humbet një nga legjendat e sportit. Trajneri Christoph Daum njoftohet se ka mbyllur përgjithmonë sytë ditën e sotme, në moshën 70-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë të kancerit.

Daum ka luftuar me një sëmundje të egër që nga vjeshta e vitit 2022, pas së cilës ai u tërhoq nga paraqitjet publike, por shumë shpejt kjo gjë ndryshoi.

Tekniku emblematik i futbollit gjerman dha intervista për media të shumta dhe u shfaq në emisione të shumta, teksa mesazhi i tij bazë ishte se “kanceri zgjodhi trupin e gabuar”.

Ai donte të inkurajonte njerëzit e tjerë, që të mos dorëzoheshin dhe të luftonin me të njëjtin problem.

Në karrierën e tij mbi tre dekada si trajner ka drejtuar Kolnin, Shtutgartin, Beshiktasin, Bayer Leverkusenin, Austrinë e Vjenës, Fenerbahçen, Eintracht Frankfurtin, Club Brugge dhe Bursassporin, si dhe ka qenë trajner i Rumanisë, ndërsa ishte lidhur edhe me emërimin si selektor i Kosovës.

Ai fitoi titullin kampion gjerman me Shtutgartin, Superkupën e Gjermanisë, si dhe ishte tre herë kampion i Turqisë dhe fitues i Kupës së Turqisë dhe Superkupës së Turqisë. Gjithashtu kampion i Austrisë në vitin 2003, kur fitoi dy trofe me Austrinë e Vjenës.

Ai do të bëhej trajner i Gjermanisë pas dështimit në Euro 2000 në Belgjikë dhe Holandë, por Uli Hoenes ndërhyri dhe e akuzoi publikisht për përdorimin e substancave të paligjshme.

Pak ditë më parë ishte ish-trajneri i Lacio dhe Anglisë, Sven-Goran Eriksson që i dha mesazh botës, teksa po lufton me të njëjtën sëmundje, duke njoftuar se i ka mbetur edhe pak kohë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?