SEZONI 2025-2026 NIS SPEKTAKOLAR
Me një fushatë promocionale sensacionale, që “do ta shkundë” këtë verë në kuptimin e parë të fjalës, TRING prezanton një sezon sportiv madhështor dhe njëherësh një moto origjinale: SPORTIFIKOHU ME TRING!
Platforma më e madhe sportive në Shqipëri, transmetues ekskluziv i kampionateve më të forta në botë, shtëpi e kampionëve dhe yjeve, vendtakim i miliona tifozëve, këtë herë vjen me një lajtmotiv gjithëpërfshirës që sportin e sjell në fokus në fusha dhe përtej tyre. Merr dozën tënde të sportit, bëhu edhe ti pjesë e tij, e sportit jo vetëm si lojë, por e sportit si një prej dimensioneve më dinamike të jetës.
Dhe me gushtin, spektakli i vërtetë ka nisur. Një shpërthim emocionesh për të gjithë tifozët, në një maratonë ndeshjesh e transmetimesh, në 8 kanale të dedikuara.
Me UEFA CHAMPIONS LEAGUE, SERIE A e BUNDESLIGA si risia e fundit, në qendër të paketës sportive më gjithëpërfshirëse, kalendari i muajit do të jetë një festë e vërtetë për të gjithë sportdashësit, që tashmë e kanë të qartë se përvoja më e jashtëzakonshme sportive përjetohet vetëm në TRING SPORT.
BUNDESLIGA 2, me rivalitetin e zjarrtë, tashmë ka ngritur siparin e një sezoni që do të dhurojë emocione e magji deri në çastin e fundit.
Për t’i lënë më pas vendin më 10 gusht, SUPERLIGËS PORTUGEZE, kompeticionit elitar që prodhon yje.
13 gushti rikthen lavdinë evropiane me UEFA SUPERCUP, në një përballje kampionësh që nuk fal, ku PSG dhe Tottenham do të synojnë trofeun e parë të sezonit.
KUPA E ITALISË, turneu i befasive në futbollin italian, starton nga 15 gushti.
Më 16 gusht, për herë të parë në Tring Sport, SUPERKUPA E GJERMANISË, ku, këtë vit Shtutgart dhe Bayern përplasen në nder të legjendës së Franz Beckenbauer.
Me playoffs, nga 19 gushti, merr udhë sezonin e ri i LIGËS SË KAMPIONËVE, kompeticionit futbollistik “Par Excellence” që elektrizon botën.
Superfuqia gjermane, BUNDESLIGA, zbret për herë të parë në TRING, nga 22 gushti, për një sezon yjesh e legjendash, që do të bashkojë zemrat e tifozëve gjermanë kudo që ndodhen.
SERIE A, pasioni i futbollit italian që mbërthen para ekranit shqiptarët, rikthehet më i zjarrtë se kurrë nga 23 gushti.
Magjia vazhdon me shpejtësinë dhe adrenalinën e MOTOGP në pistat e Austrisë dhe Hungarisë.
Me futbollin elitar evropian, kampionatet më të forta në botë, gara për trofe, ky gusht nuk do të jetë thjesht fillimi i një sezoni sportiv, por pikënisja e një spektakli të përditshëm në platformën më të madhe sportive në Shqipëri.
Abonohu tani duke përfituar nga oferta promocionale duke nisur nga 11,900 lekë për abonimet 12-mujore dhe bëhu pjesë e përvojës më të plotë sportive.
Këtë sezon dhe jo vetëm motoja është veç një: Sportifikohu... me Tring, sigurisht!
Komente
