Matt Dawson

Sportisti australian pret gishtin për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit

26 Korrik, 16:28| Përditesimi: 26 Korrik, 16:33

  • Share

Një sportist australian hokeji ka zgjedhur të gjymtojë një pjesë të gishtit të tij për të konkurruar në Lojërat Olimpike të Parisit.

Matt Dawson kishte thyer një nga gishtat e dorës së djathtë gjatë stërvitjes me skuadrën e Perth në Australi dy javë më parë dhe rikuperimi i plotë do të kërkonte disa muaj. Kështu që 30-vjecari ambicioz gjymtoi në gjysmë gishtin e sëmurë për t’u rikuperuar në kohë për Lojërat Olimike, duke shokuar trajnerin dhe shokët e skuadrës.

Ai pritet të marrë pjesë në ndeshjen e skuadrës së 'Kangurëve' që përballen me Argjentinën të shtunën, vetëm 16 ditë pas dëmtimit. Dawson tha më herët për mediat se thyerja ishte e rëndë aq sa humbi ndjenjat kur pa gishtin e tij në dhomën e zhveshjes.

Megjithëse u paralajmërua nga bashkëshortja të mos bënte gjëra të nxituara, ai zgjodhi gjymtimin e gishtit në mënyrë që koha e rekuperimit të ishte 10 ditë, që të merrte pjesë në Olimpiadë. Kapiteni i skuadrës, Aran Zaleuski tha se vendimi i kolegut shkaktoi tronditje mes shokëve, por rrjedhimisht ata i dhanë mbështetjen Dawson.

“Ne nuk dinim çfarë të mendonim, por u habitëm kur ai shkoi në spital për të prerë gishtin e tij, pasi njerëz të tjerë do të jepnin gjithçka për një pjesë të trupit,” tha ai në konferencën në Paris.

Kjo nuk është hera e parë që Dawson pëson dëmtim të rëndë, teksa thuajse humbi një sy kur u godit nga shkopi i hokejit në lojërat e vitit 2018.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?