Ilia Golem

Vdes në moshë të re bobybuilderi i famshëm, konsumonte 16 mijë kalori në ditë

13 Shtator, 19:43| Përditesimi: 13 Shtator, 21:16

  • Share

Një nga ‘bodybuilder' më të njohur në botë” Illia Yefimchyk i njohur ndryshe si Ilia Golem ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare.

I riu nga Bjellorusia pësoi një atak në zemër teksa ndodhej në shtëpi.

Sipas La Repubblica ai ka vdekur të premten e 6 shtatorit, por lajmi u bë i ditur vetëm tani.

I njohur ndryshe si “Mutanti, 36 vjeçari ishte mjaft viral në rrjetet sociale për fizikun, peshën e tij, 150kg dhe për konsumimin e 16 mijë kalorive në ditë.

Ndërkohë pritet autopsia për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?