Aleksandër Pisarev

Sportisti rus vdes në moshën 33 vjeçare në Moskë, familjarët hije dyshimi për helmim! Babai e gjen pa shenja jete

2 Nëntor 2022, 18:31| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 18:35

  • Share

Mundësi rus i MMA, 33 vjeçari Alexandër Pisarev u gjet i pajetë në banesën e tij në Moskë në datën 30 tetor. Sipas anëtarëve të ekipit të tij, ekspertiza mjeko-ligjore doli në përfundimin se ngjarja tragjike ndodhi pasi Pisarev konsumoi një shalqi të helmuar, ndërsa bashkëshortja e tij u shtrua në spital po për helmim. "Alexander Pisarev vdiq në gjumë dhe nuk kishte probleme kronike shëndetësore. Sipas të dhënave paraprake, vdekja ishte pasojë e helmimit nga ushqimi", thanë anëtarët e ekipit të mundësit.

Bashkëshortja e 33 vjeçarit u dërgua me urgjencë në spital, pasi edhe ajo kishte shenja helmimi pas konsumit të ushqimit. Babai i Alexandër Pisarev tregoi se e kishte gjetur të birin pa shenja jeta kur ishte kthyer në banesën e tyre. "Kam parë në dhomë, Aleksandri dhe gruaja e tij po flinin. U afrova dhe më pas kuptova që djali im nuk po merrte më frymë. Ai kishte thyer gishtat pas zënkave të fundit, por kjo nuk është asgjë. Ne të gjithë hamë nga i njëjti ushqim, ne jetojmë së bashku", tha zemërthyer Igor Pisarev. Komiteti Hetimor në Moskë bën me dije se do ketë hetime të tjera për shkaqet e vdekjes së 33 vjeçarit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?