Lara Colturi është sportistja e re italiane e cila sot është pajisur me pasaportën shqiptare dhe që do të garojë për flamurin kuq e zi në kampionatin e skive.
Pasaportën ia ka dorëzuar vetë ministri Blendi Çuçi i cili me anë të një postimi në facebook ka ndarë lajmin si dhe shprehet se Laura është shumë premtuese dhe se me të Shqipëria i ka të gjitha shanset të ketë kampione olimpike.
Pasaporta jonë i është dhënë gjithashtu vëllait të saj të vogël dhe nënës, Daniela Ceccarelli, një ish-kampione olimpike, e cila do të drejtojë tashmë ekipin tonë kombëtar në sportin e skive.