Pronari i Manchester Cityt, Sheikh Mansour

S’pranon të ndjekë ekipin, Sheiku i City-t udhëton në Stamboll

10 Qershor 2023, 14:58| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 15:03

  • Share

Pronari i Manchester Cityt, Sheikh Mansour pritet të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sheikh Mansour do të marrë pjesë sonte në finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll, kjo është paraqitja e tij e parë në një ndeshje në pothuajse 13 vjet.

Sheikhu, i cili bleu Cityn në vitin 2008, ka marrë pjesë vetëm një ndeshje konkurruese që nga marrja në dorëzim e klubit - një fitore 3-0 në shtëpi ndaj  në vitin 2010. Por Sheikhu ka fluturuar në Stamboll me avion privat për të parë Cityn duke u përpjekur të krijojë histori duke fituar titullin e parë të Ligës së Kampionëve për të arritur një trefishtë historik

Nëse City mund Inter Milanin dhe bëhet mbretërit e Evropës për herë të parë, ata do të bëhen vetëm klubi i dytë anglez - pas Manchester United në 1999 - që fiton Premier League, FA Cup dhe Champions League në të njëjtin sezon.

Mansour do të marrë pjesë në lojë së bashku me kryetarin e Cityt Khaldoon Al Mubarak dhe mund të takohet me menaxherin Pep Guardiola dhe lojtarët e tij pas fishkëllimës së fundit.

Nën drejtimin e Mansour, klubi ka fituar shtatë tituj të Premier League në 12 vitet e fundit dhe pesë nga gjashtë të fundit.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?