Antonio Rudiger dhe Ferland Mendy

Sport

Sprinti final, dy futbollistë të Real Madrid mbyllin sezonin

30 Prill, 15:30| Përditesimi: 30 Prill, 15:33

  • Share

Humbja në finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës nuk ishte dramatik për Real Madridin vetë në aspektin sportiv, kjo pasi madrilenët kanë humbur dy lojtarë për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të dëmtimeve.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka humbur dy mbrojtësa për pjesën e mbetur të sezonit. Bëhet fjalë për Antonio Rudiger dhe Ferland Mendy. Rudiger iu nënshtrua operacionit pas këputjes së meniskut në gjurin e majtë dhe do të jetë jashtë për të paktën dy muaj. Mendy, i dëmtuar gjithashtu në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, do të jetë jashtë deri në muajin korrik, duke humbur Botërorin e Klubeve.

Eder Militao dhe Dani Carvajal janë jashtë prej kohësh dhe këtë sezon Ancelotti thuajse nuk i ka llogaritur.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?