Spërkatja me pesticide në bujqësi, 6 të helmuar në muaj! Mjeku në Fier: Fermerët të bëjnë kujdes me dezinfektimin

4 Qershor 2023, 16:32| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 16:40

  • Share

Gjatë muajit Maj, 6 fermerë u shtruan në spitalin e Fierit pasi ranë në kontakt me helmet gjatë spërkatjes së pemëve e bimëve. Mjeku toksikolog këshillon fermeret të bëjnë kujdes me dezinfektimin.

“Gjatë punëve në bujqësi për dezinfektim të kenë kujdes kur punojnë se ndodhin shumë raste të intoksimit. Vijmë këtu me helmim. Kemi pasur 5-6 raste me shqetësimi që mund të bëhen dhe të rrezikshme”.- tha Lulzim Banushi  toksikolog

Fermerët gjatë verës rrezikohen dhe nga insektet e zvarranikët, ndaj mjeku thotë se duhet të përdorin doreza, maska e çizme gjatë punës në ara.

 “Japim këshillë që fermerët të ruhen sepse edhe vapa shtohet dhe pickimet bëhen më helmuese. Përdorimin e maskave, dorezave e çizmeve gjatë punës në bujqësi. Më të rrezikshme pickimet nga merimanga e zezë ato gjenden nëpër depot e veglave dhe nëpër ara. Ato kanë rrezikshmëri për jetën. Zvarranikët janë helmues por nuk janë të rrezikshme për jetën”.-  shpjegoi Lulzim Banushi  toksikolog

Zonat kodrinore janë me rrezikshme, si Frakulla, Peshanit, Cakranit, ku shfaqet më së shumti merimanga e zeza, helmi i së cilës është i rrezikshëm për jetën.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/06/2023 02:02

    Nje pjese e mire e ketyre pesticideve jane kancerogjene.Jane shume raste ne bote kur behet fjale per gjyqe demshperblimesh ne lidhje me pasojat e pesticideve.Dhe nuk jane vetem fermeret dhe konsumatoret,por dhe gjallesa te tjera,sidomos bletet qe po vuajne pasojat e pesticideve.

    Përgjigju
  • Specialisti: 04/06/2023 19:16

    Nuk eshte fjala per respektimin e dozave apo afatet e perdorimit te pesticideve por per masat mbrojtese qe fermeret duhet te marrin gjate trajtimeve kimike ne kulturat bujqesore.Jo gjithkush duhet te perdori helmet ne bujqesi. Rregulli lejon vetem ata qe pajisen me certifikate perdorimi, por nuk ka kontroll nga strukturat e M.Bujqesise.

    Përgjigju
  • Meri: 04/06/2023 18:27

    Po shëndeti jon që i kansumojmë,nuk ështē në rrezik ?...nuk ēshtë se respektohet me korreksi grammatura e pesticideve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?