Kreshnik Spahiu

Sqarim për protestuesit që thonë: Ta djegim Tiranën njësoj siç digjet Parisi, Athina, Berlini ……

31 Tetor, 17:54| Përditesimi: 31 Tetor, 17:56

  • Share

Ka disa ndryshime esenciale në referencat e mos bindjes civile në Europë me Shqipërinë.

Ata që krahasojnë djegien e Athinës apo Parisit me Tiranën ose nuk e kanë idenë çfarë ndodh ose mashtrojnë.

Ata që thonë bllokohen rrugët e Berlinit njësoj si Kamza apo Kavaja gabojnë rëndë.
Pa u zgjatur po sqarojmë ndryshimet thelbësore:
1- Rrugët e Berlinit apo Parisit bllokohen me traktorë nga traktoristët dhe jo nga deputetët e opozitës.
2- Rrugët e Berlinit, Parisit apo Athinës digjen me molotov nga lëvizje radikale jashtë parlamentare dhe jo nga deputetët apo partitë parlamentare. “Agimi i Artë” përdundoi në burg nga radikalizmi.
3- Protestuesit në Berlin qofshin dhe nga parti opozitare nuk mbajnë në bulza apo në postera fotot me portretin ish-kancelarit Kohl apo Ish-Kancelarit Shrëder njeri i akuzuar për korrupsion dhe tjetri i paguar nga Moska. Ata i kanë brakatisur dhe ata i përkasin arkivave të drejtësisë gjermane.
4- Rrugët e Athinës, Parisit apo Berlinit bllokohen kur është orari zyrtar që ti dëgjoj qeveria dhe jo si në Tiranë ku PD proteston vetëm kur është mbyllur ora e punës, janë mbyllur zyrat dhe qeveritarët janë në shtëpi.
5- Mos bindja civile në Europë bëhet nga populli dhe jo nga partia. Rrugët dhe sheheshet bllokohen dhe digjen në Athinë, Paris dhe Berlin nga qytetarë civil dhe jo 100% me antarë partie apo deputet.
6- Deputetët e opozitës në Berlin lëvizin me biçikleta, autobus apo me tren dhe jo me Range Rover apo makina luksoze.
7- Parisi nuk digjet për shkak se Sarkozi është dënuar me burg për korrupsion dhe antarët e partisë nuk hedhin molotov që të lirohet ish-udhëheqësi tyre i korruptuar.

Ndërkohë çdo bllokim dhe djegie në Paris, Athinë, Berlin apo Bruksel që bëhet pa u marrë leje nga policia, përballet me dorën e hekurt dhe forcën e ligjit duke dënuar me disa vite burg autorët apo organizatorët të cilët rrihen barbarisht nga policia në praninë e mediave.

Shkoni dhe shikoni një protestë në Gjermani dhe Francë dhe do numëroni 1000 protestues dhe 2000 policë me autoblinda. 
Ndoshta do thoni ju: Në Shqipëri s’ka dialog dhe nuk ka demokraci.Jo gaboheni…… opozita shqiptare e gjeti dialogun me socialistët për të mbyllur “listat e deputetëve” sepse aty fusin emrat e tyre në lista, ndërsa dje nuk e gjetën dialogun me mazhorancën sepse s’duhej hapur rruga e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në BE.
Dialogun PD-PS e gjejnë vetëm për bythën e tyre, jo për jetën e shqiptarëve.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 31/10/2024 19:08

    DIKUR NUK TE PELQENIN ATA QE TI ISHE KUNDER TANI NUK TE PELQEJNE KETA QE DIKUR I PRIJE ME KUQ E ZI .E KUQJA VAZHDON RRUGEN E ZEZA (SALIUT) ESHTE BERE ME E ZEZE SEC E LE TI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?