Kjo javë që përkon edhe me nisjen e muajit Gusht, do të shoqërohet me temperatura maksimale deri në 36 gradë Celsius. Por pas datës 7, sipas parashikimeve të sinoptikanëve do të kemi një rritje me 2-3 gradë, dhe këto temperatura do të vijojë deri në javën e tretë të muajit.
“Kjo javë mbyllet me temperature maksimale deri në 36 gradë dhe nuk presim që të kemi vlera më të larta, të paktën deri në 7 gusht. Temperaturat kanë rënë krahasuar me ditët e korrikut. Nuk presim të kemi reshje. Deri me datën 7 do ngelemi me këtë nivel dhe më pas do të kemi një rritje graduale me 2-3 gradë në javën e dytë dhe të tretë të gushtit që do të jenë javë më të nxehta se sa java e parë e gushtit. Janë normale, sipas mesatares së 30 viteve. Sipas publikimit të fundit, nuk presim erë të fortë në zonën bregdetare”, Anira Gjoni, meteorologe në IGJEO.
Anira Gjoni, meteorologe në IGJEO tregon edhe zonat e riskuara nga zjarret.
“Sipas meteorologëve, temperaturat që na kanë shoqëruar këto ditë, janë normale për stinën e verës, ndërsa reshjet e shiut që kanë munguar për më shumë se 1 muaj, nuk do të jenë ende të pranishme në vend.”- tha Anira Gjoni.