Stacione plazhi vetëm për hotelet, Topuzi: Pozitive, të luftohet informaliteti! Pa paketa ‘all-inclusive’, s’ka turistë cilësor

25 Tetor, 16:38| Përditesimi: 25 Tetor, 16:57

  • Share

Tirane- Në nëntë muaj vendi u vizitua nga 9.6 milionë shtetas të huaj që kishin ardhur për pushime në Shqipëri. Kjo shifër është 16.7% më e lartë se vjet, kur nga janari në shtator në territorin tonë hynë 8.2 milionë të huaj.

Por ky bum në shifra nuk po reflektohet në të ardhura, pasi vetëm një pjesë e vogël akomodohen si struktura të regjistruara.

“Këto janë probleme që lidhen me informalitetin e madh, sepse pavarësisht se vijnë miliona turistë, shumica flenë në struktura të paregjistruara”, thotë Zak Topuzi.

Për të garantuar turizëm cilësor kreu i shoqatës Hoteleri-Turizëm Zak Topuzi thotë në Report TV, sa reforma e re që vetëm hotelet do kenë stacion plazhi është pozitive pasi siguron hapësira publike.

“Kemi dështuar pothuajse 10 vjet në menaxhimin e plazheve. Çdo vit kemi bërë pothuajse një reformë të re, një mënyrë të re. Por s’duhet harruar në investimi në stacionet e plazhit nuk është i lehtë, se kalon nga 40 mijë euro në 100 mijë euro”, tha Topuzi.

Në verën e 2025-ës stacion plazhi do të kenë vetëm hotelet, dhe në çdo 1000 metër vijë bregdetare 30% do të jetë publike.

Topuzi shprehet se duhet punuar me strategji të qartë për të kompletuar ofertën turistike, pasi mungesa e resorteve me shërbime all-inclusive po i orienton shqiptarët drejt shteteve të huaja.

“Pjesa më e madhe e shtresës së mesme në Shqipëri dhe Kosovë nuk e gjejnë veten për të pushuar në vend, pasi janë me fëmijë e duan ofertë të kompletuar, dhe shkojnë në Greqi apo Turqi”, tha Topuzi.

Vetëm në muajin shtator kanë dalë jashtë vendit 698.268 shqiptar, kryesisht drejt vendeve të Evropës, ku dominon Greqia dhe Turqia, të cilat kanë shërbimin all-incluzive masivisht të përhapur.

HYRJET E TURISTËVE TË HUAJ
Janar-Shtator 2023         8.294.600 të huaj
Janar-Shtator 2024         9.680.030 të huaj
Rritja                            +1,385,430 të huaj

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?