Stacione provizore për të monitoruar zonat me risk të lartë zjarri

19 Prill, 15:01| Përditesimi: 19 Prill, 15:33

  • Share

Emergjencat Civile do të vendosin stacione provizore për të monitoruar zonat me risk të lartë për zjarre.

Kjo u bë e ditur nga kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako i cili sot së bashku me ekspertë të mjedisit dhe përfaqësues vendorë të qarkut Fier vizituan pyllin e PishëPoros i cili vitin e kaluar u dëmtua masivisht nga zjarret.

Çako tha se është miratuar një ndihmë prej 30 milionë euro nga qeveria italiane për modernizimin e shërbimit zjarrfikës dhe jo vetëm, ndërkohë së shpejti nis dhe projekti I monitorimit të mbështetur nga qeveria japoneze.

Stacionet provizore do të kenë staf të dedikuar ndërsa do të shtohen dhe hidrantë për furnizim me ujë të mjeteve zjarrfikëse.

Gjatë inspektikim është parë dhe zona e dëmtuar nga zjarri dhe fidanët që janë mbjellur për rigjenerimin e saj.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?