Stadiume tallashi, elita e futbollit shqiptar bëhet qesharake! Kastrioti-Egnatia me vijëzime ‘alla-shqiptarshe’

12 Dhjetor 2021, 15:34| Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 15:49

  • Share

Gjendja e stadiumeve shqiptare ka shkuar në një pikë ku mund të thuhet lehtësisht se janë bërë për të ardhur keq. Kjo u vërejt edhe në sfidën e sotme mes Kastriotit dhe Egnatias ku stadiumi i kamzës ishte i vijëzuar me tallash.

Për shkak se rreshjet e dendura të shiut kanë fshirë vijat kufizuese, ku duhet rikujtuar se për këto situate duhet një bojë e posaçme, është gjetur një zgjidhje shqiptarçse duke vendosur tallash.

Ndeshja mes Kastriotit dhe Egnatias është e vlefshme për javën e 13 të Superligës, kampionatit elitar në vend dhe sot vlen për garën e mbijetesës. Rëndësisë së saj nuk i përgjigjet aspak fusha e Kamzës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore: 12/12/2021 15:38

    Po K K...ari bashkise ne Vlore ben vijezimin e rrugeve me tallesh e ju ankoheni per stadiumin e kamzes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?