Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi

Politikë

Stadiumet hapen me 1 korrik, Ademi- Ministrisë së Shëndetësisë: Të lejohen 30% e tifozëve në Air Albania në finalen e Kupës, do respektojmë masat

29 Maj 2021, 16:18| Përditesimi: 29 Maj 2021, 16:35

  • Share

Ndonëse Komiteti Teknik i ekspertëve ka vendosur që tifozët do të marrin pjesë në ndeshje pas 1 korrikut, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që kjo masë të zbatohet të hënën pasi luhet Finalja e Kupës së Shqipërisë, një ndeshje e rëndësishme për vendin tonë. Në një status në Facebook, Voltana Ademi i drejtohet MSH që të lejohen 30% e tifozëve në ndeshjen e Vllaznisë do të përballë Skëndërbeut. Kjo kërkesë vjen pas uljes së numrit të rasteve në vendin tonë, ku Ademi thekson se do të zbatohen masat anti-COVID.

"Ditën e hënë, datë 31 maj 2021, në stadiumin "Air Albania" ekipi ynë i zemrës Vllaznia, ndeshet përballë Skenderbeut të Korçës në finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll. Kjo ndeshje vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku pasi jemi shpallur nënkampion të Shqipërisë, rikthehemi pas më shumë se një dekade në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj një emri të madh të futbollit shqiptar siç është Skenderbeu. Përballë një ecurie kaq pozitive, sigurisht, mungesa e tifozëve mbetet një nga keqardhjet më të mëdhaja! Duke parë se tashmë situata e pandemisë globale COVID-19 është çdo ditë e më tepër duke u përmirësuar, duke parë që në të gjitha vendet europiane tashmë finalet e kupave po zhvillohen me pjesëmarrjen e 30% të tifozëve, Bashkia Shkodër i bën kërkesë autoriteteve publike e në mënyrë të veçantë Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Ditën e finales, me datë 31 maj 2021, duke respektuar rigorozisht të gjitha protokollet dhe masat anti- Covid, të lejojë prezencën e pjesësemarrjen e tifozëve në 30% të kapacitetit të stadimumit 'Air Albania', shkruan Ademi.

Tre ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi lehtësimin e masave anti-COVID me rënien e rsateve pozitive në vendin tonë. Komiteti teknik i Ekspertëve nga 1 qershori zgjati orën policore deri në 23:00, por muzika do të lejohet deri në 22:00 dhe klubet e natës do të vijojnë të jenë të mbyllura. Ndërsa maska në ambjentet e jashtem do të hiqet, ndër të tjera u vendos që nga 1 korriku do të lejohen kampionatet sportive me prezencë te tifozëve me kapacitete të reduktuara deri ne 30% sipas protokollit të ISHP. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?